Tiranë- Durrës, makina del nga rruga, plagosen dy persona
2 të rinjë nga Laci kanë mbetur të plagosur pasi janë akidentuar me makinën e tyre në dalje të Tiranës. Armand Dedaj dhe Ervis Gjonaj ishin duke ecur me me shpejtesi me makinën e tyre tip Audi në autostradën Tiranë-Durrës. Mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i të rinëjve, që ka cuar më pas në këtë aksident. Makina është përplasur me bordurën e autostradës dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Automjeti është përfshirë nga flakët, ndërkohë që të rinjët janë përpjekur për të dalë nga makina e tyre. Pas një beteje me flakët, njeri prej tyre ka arritur të dalë jashtë makinës së tyre. Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur policia dhe zjarrëfikësit. Uniformat blu ka nxjerrë jashtë makinës të plagosurin e dytë dhe të rinjë janë dërguar menjehërë në spital. Ata janë jashtë rrezikut për jetën, por në mbikqyrjen e mjekëve.
Sipas të dhënvë paraprake, aksidenti ka ndodhur sepse të rinjtë kanë qenë duke ecur me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit.
Ky aksident ka përplasur edhe makina të tjera, nderkohe që trafiku është bllokuar për pak minuta në autostradë dhe më pas policia ka punuar për normalizimin e tij.