E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatari nga Shiroka transport falas per bamiresi

/ /

Ata nuk kane hezituar qe te ofrojne varkat e tyre ne ndihme te banoreve te qytetit. Jane rreth 20 varka te vogla metalike qe jane shperndare ne 6 pika te qytetit. Ato jo vetem bejne shperndarjen e ndihmave shtepi me shtepi ne zonat ku e kane te pamundur te futen kamionet e ushtrise por organizojne brenda mundesive edhe transportin falas per qytetaret. Bashkia gjer me tani u ka ofruar furnizimin me karburant nderkohe qe po shihet mundesia qe varketareve tu jepet edhe nje shperblim financiar per kete sherbim qe kryejne. Megjithate kjo nisme e bashkise nuk i ka penguar individe te ndryshem qe te ofrojne sherbime te tilla kundrejt pagesave te ndryshme. Ilir Malja nje prej varketareve te cilet ofrojne sherbimin e tyre falas per qytetaret shkodrane u shpreh se ata munden vetem 2 apo 3 dite ta kryejne kete sherbim falas pasi u duhet te mbajne edhe familjet e tyre.

Z. Malja sa dite keni qe u sherbeni me varkat tuaja falas qytetareve
Kemi tri dite qe na eshte bere thirrje qe te vijme e te ndihmoje qytetaret shkodrane per te levizur ne lagjet e permbytura por edhe per te shperndare ndihmat ushqimore qe ka planifikuar bashkia pasi ne shume rruge niveli i ujit arrin deri ne 1.5 metra. As kamionet e ushtrise nuk mund te qarkullojne ne ate nivel uji. Nuk duhet harruar se levizja duhet bere ne rruge te ngushta mes pallatesh mes gardhiqesh e rrugicash te ngushta gje te cilen kamionet nuk e arrijne.
fare problemesh keni hasur gjate ketyre diteve
Sapo banoret mesuan se bashkia ka vene varka falas ata nxitonin tek fillimi i ujit ne Xhabije dhe cdo varke qe u dilte para i pyesnin Te bashkise jeni Kur e shihnin se kishin hasur ne varken e duhur hipnin menjehere pa pritur qe ti ftoje. Ata nuk pranonin te hipnin ne varkat e tjera kundrejt pageses. Kjo beri qe numri i qytetareve qe priste varkat e bashkise te rritej shume. Ka pasur raste kur kane levizur me pare edhe nga 3-4 persona nga nje familje gje e cila u kushtonte shume nga ana financiare. Kur mberrinim ne nuk dinim se ke te merrnim me pare. Varkat nuk marrin me shume se 8-9 persona nderkohe qe numri i njerezve qe prisnin ishte me qindra. Dikush do te dale vete dikush kerkon te shpetoje ndonje gje nga dyqanet e permbytura bashkia na merr per te shperndare ndihmat neper pallate kujt me ja prish e kujt me ja ndreq... Pastaj edhe ne kemi detyrimet e familjeve tona.
Paguheni per punen qe kryeni
Bashkia gjer tani na ka siguruar vetem karburantin por na kane thene se po mendohet edhe per shperblim financiar. Te jemi te sinqerte ne mund te sherbejme 2-3 dite falas por me pas duhet te sigurojme te ardhura per familjet tona. Sa te rrime e te transportojme njerez pa asnje leke me mire shkojme e zeme peshk te pakten per ta shitur. Kam besim se se shpejti edhe kjo pune do te rregullohet pasi e kuptojme edhe veshtiresine ne te cilen ndodhen ata te bashkise. Jane gjithe ata banore qe kerkojne strehim duan ushqime uje.
Pervec jush ka edhe nga ata qe i kane kthyer varkat e tyre ne taksi me pagese...
Une mendoj se nuk ka asgje te keqe ne kete mes. Ata jane private varkat i kane ndertuar me leket e tyre. Me to mundohen te mbajne familjet duke peshkuar ne liqen apo ne raste te tilla per te evakuuar familjet shoket miqte etj. Pra ata e kane mjet jetese. Nuk duhen paragjykuar per veprimin e tyre pasi cdo gje ka koston e vet karburanti motoret. Ne shume vende ne qytet niveli i ujit eshte 20-30 cm e nuk eshte e lehte te manovrosh nga pesha e njerezve.

Sarande ndihma nga rrogat e administrates

SARANDE - Bashkia e Sarandes solidarizohet ne ndihmat per familjet e permbytura ne qarkun e Shkodres. Paraditen e se dieles eshte mbledhur Shtabi i Emergjences ne qytetin jugor dhe ka kerkuar solidarizimin me banoret e zonave te permbytura ne veri te vendit. E menjehershme ka qene pergjigja e 200 punonjesve te kesaj bashkie dhe institucioneve ne varesi te saj. Ata kane vendosur dhurimin e 5 per qind te pages mujore te secilit prej tyre per banoret e Shkodres. Gjithashtu ne pergjigje te thirrjes se Shtabit te Emergjences ne bashki tregtare biznesmene dhe qytetare te Sarandes kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne menyre te drejtperdrejte duke vene ne dispozicion te ketyre zonave ushqime dhe batanije. Me kete nisme pritet te solidarizohen edhe fermeret e rajonit te Sarandes te cilet ashtu sikunder edhe nje vit me pare do te ndihmojne zonat e Veriut me koncentrate per gjene e gjalle. sh.d

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›