E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder jeta naten ne qytetin e ndare nga uji

/ /

Ne te hyre te qytetit jeta ecen normalisht a thua se nuk ka ndodhur gje ne qytet por vetem 500 metra larg qendres makinat ndalen dhe fillon trafiku i lundrave. Permbytja paralajmerohet nga era e rende e ujerave te zeza si dhe trotuareve te bardhe me klor per te parandaluar epidemite. Nje vije uji ndan jeten me vdekjen humbjet prej miliona eurosh dhe fitimet e dites te pjeses tjeter te qytetit.
Jeta ne qytet
Ndersa nje pjese e qytetit rreth 25 mije banore ndodhet nen uje pjesa tjeter nuk fle as ne oret e vona te nates. Fast-food-e bare madje edhe kompani bastesh qendrojne hapur deri ne oret e para te mengjesit. Ne qender te Shkodres dy djem punonin ne fast-food-in e tyre ku per te blere dicka per te ngrene duhej te prisje cerek ore. Puna na eshte trefishuar thote njeri prej tyre qe ska kohe per te humbur duke biseduar sepse porosite skane te mbaruar. Me poshte nje piceri e vogel e cila sherbente me motor e kishte parkuar ate ne ane te rruges sepse nuk kishte mundesi te levizte per porosi. Nje radhe e gjate personash qendronte ne banakun e picerise se vogel per te marre picat ne karton. Me tutje nje dyqan i vogel rrobash vijonte te rrinte ende hapur edhe pse ora kishte kaluar 23.00 e mbremjes. Pjesa e papermbytur e qytetit ka siguruar sherbimet e zones ku sundon uji. Te rinjte qendrojne deri vone ne lokale duke pritur qe shiu te pushoje e uji te largohet nga shtepite e tyre. Ne zonen historike ne mes ne nates degjon muzike te larte te nje lokali nate. Me tutje nje dyqan rrobash qendron hapur. Afer xhamise disa qendra interneti jane plot me te rinj e plot eshte edhe nje market i vogel qe shet perime ne oret e vona te mbremjes.
Ne oret e para te mengjesit dhe drekes sheh kamione te shumte qe levizin nga prefektura e bashkia. Ne dhjetera bare rrotull ushtarake policise zjarrfikes kane zene tavolinat. dokush flet per shiun qe nuk pushon por qe shpesh preferojne te komentojne edhe reagimin e politikes. Helikopteret zhurmojne qytetin. Tek Shtabi i Emergjencave sheh zyrtare te larte te cilet mblidhen per te diskutuar per paraditen dhe evakuimet ndersa pasdite mblidhen per te diskutuar operacionet e veshtira gjate nates. Ne shkallet e Prefektures takojme kryetarin e bashkise si dhe kryetaren e Kuvendit Topalli te veshur me cizme llastiku. Kemi mijera te paevakuuar - thote Topalli. Kryetari i bashkise thote se uji ka bllokuar 25 mije banore te qytetit. 8 mije prej tyre kane shkuar ne shtepite e te afermve ndersa rreth 2 mije i kemi sistemuar ne konvikte dhe hotele thote ai. Kryetari i komunes se Bushatit thote se e vjetshmja ishte lule ndersa ka 710 shtepi te zhytura nen uje. Jete ne Shkoder ka edhe ne konviktet e qytetit e mes dhimbjes shkodranet ruajne humorin e tyre. E cova gruan nga gjumi ne 4 te mengjesit e i thashe Grua cohu shpejt se ka ardh i zoti i tokes thote me humor njeri prej kryefamiljareve. Mes te strehuarve ne konvikt takojme edhe Mirash Markun i cili se bashku me 9 pjesetaret e familjes kishte zene nje dhome konvikti. Arrita te shpetoj vetem bidonin e rakise me 30 kile ndersa cfare kisha tjeter me humbi krejt thote ai. Nje dhome tjeter e mbushur me gra qe i qajne hallet njera-tjetres duke akuzuar shpesh te gjithe. Njera prej te moshuarave tregon se italianet i thone Shkodres Skutari. Qe domethene kupe e arte. Sepse Shkodra ka edhe lume liqen edhe det edhe mal edhe fushe. Por kupa na mbyti e ar nuk kemi thote ajo. E pas ketyre bisedave per te mbajtur gjalle humorin njoftohet darka nje pjate me pilaf e shoqeruar me nje kremvice.
Pasditja
Mbremja afron prane zones se permbytur qindra njerez. Dikush me biciklete e dikush heq kepucet per te veshur cizmet qe mban me vete gjithe diten e kerkon te shkoje ne pallatin e vet te permbytur me lunder. Bileta kushton 100 leke personi por ne te shumten e rasteve pronaret e lundrave te dergojne ne shtepi pa pagese. I kemi kerkuar bashkise te na paguaje me dite pune dhe e bejme qarkullimin falas por deri tani sna kane dhene pergjigje tregon njeri prej tyre. Te kerkosh nje lunder per te pare zonen e permbytur gjate oreve te vona te nates eshte mision i pamundur ose zgjidhet me nje pagese te larte. Te kerkosh edhe cizme behet e veshtire ndersa ata qe i kane nuk i leshojne as per shuma te medha. Dikush me me fat ka kominoshe e qarkullon lehtesisht. Fale ndricimit ne rruget e permbytura banoret roje i lejojne vetes ndonje pushim per tu ngjitur lart ne shtepite e tyre. Dhjetera pronare dyqanesh nga frika e grabitjeve qendrojne te veshur me kominoshe mushamaje dhe me cadra rrine te gatshem per te ruajtur ate qe ka mbetur nga pasuria e tyre. Ora shenon 1900 dhe tashme fillon qetesia. Ne te hyre ne rruges per ne Bahcallek qendronte Novruzi nje i moshuar qe se bashku me komshiun e tij benin roje. Po ruaj dyqanin e djalit thote ai. Duke shtuar se skemi pare te ngacmojne por kemi degjuar te na thone se ka pasur vjedhje te tregu ushqimor thote ai duke ruajtur ate pak mall qe kishte mbetur ne dyqanin e te birit. Nje dyqan i ngritur me kredi e qe vetem pas pak ditesh ka kestin e radhes per te paguar. Kemi problem makinat e medha qe kalojne. Krijojne dallge te medha e kane thyer xhama e qepena duke bere dem te madh thote ai. Me pas nis ti bertase nje makine te tonazhit te rende qe kalon me shpejtesi.
Mes vorbulles se njerezve ndodhet Joni nje djale i ri qe nuk largohet nga uji. Ai punonte si roje per disa dyqane ne tregun ushqimor. Ne kete zone uji ka shkuar mbi nje meter por per Jonin oret e nates ishin edhe sfida kryesore. Po e them troc qe vjedhje ka pasur edhe pse shumica te thone jo. Mielli e biskotat i mori uji por vajin dhe shishet me pije nuk ka si ti prishe uji. Me lundra dalin dhe vjedhin e per kete po ruaj dyqanet tutje tregon ai. Ne oret e vona kur shiu shtohet e patrullat e policise me barka e me kamione te policise rrallohen dikush preferon te bere nje shetitje per te gjetur ndonje send nga tregu ushqimor. Rojet e tjere tregojne deme te medha qe sipas tyre askush nuk ka per ti demshperblyer ne vleren reale. Ata tregojne disa fabrika te vogla ne keto zona qe ishin edhe te siguruara por qe sipas tyre ne kontratat e sigurimit demet natyrore si termeti dhe permbytja nuk vleresohen nga sigurimet cka nenkupton falimentimin e tyre te plote.
Mesnata
Ne mesnate bie qetesia e bashke me te edhe shiu i vrullshem pa pushim. Temperaturat ulen ndjeshem dhe ne zonen e permbytur nuk sheh kembe njeriu apo lunder qe mund te te sherbeje. Ne fillim ndodhet nje makine policie ne gjendje gatishmerie. Mesojme se shume apartamente jane bosh por vetem pak prej tyre duken te tilla. Te gjithe mbajne dritat ndezur madje edhe ato familje qe jane shperngulur per te treguar se ka zot ne shtepi e askush te mos afrohet per te ngacmuar. Komshiu ruan shtepine e komshiut te larguar. Ndokush del edhe ne dritare per te pare motin e dikush tjeter zbret poshte per te pare nivelin e ujit. Mjaft te rinj qendrojne ende ne lokale edhe pse ndeshja mes Milanit dhe Breshias ka kohe qe ka perfunduar. Bari i fundit i papermbytur quhej No name ose ne shqip pa emer ironikisht duke te treguar se kjo tragjedi nuk pritej. Te shperngulurit ne konvikte

Ne kater konviktet e qytetit te Shkodres ndodhen rreth 2 mije persona te strehuar te cilet i perkasin pjeses periferike te qytetit. Ne Konviktin Safet Spahiu jane larguar studentet per te strehuar banoret te cilet prej kater ditesh jetojne me ate qe u ofron kuzhina e konvikti dhe me rrobat e trupit. Te tronditura per pasurite e tyre ato kerkonin ndihme duke bere te ditur se jane larguar duke lene pas gjithcka. Vetem pak leke ne corape dhe tesha nderrimi u kane mbetur banoreve te Livadhes e Gurit te zi. Shpresa kujdestarja e konviktit tha se kane ardhur vetem pak ndihma nga Kryqi i Kuq ndersa jane kerkuar ushqime e veshmbathje. Banoret tregojne se kane blere cdo gje vete sepse ndihmat po vonohen.

Erald Kapri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›