E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, varrezat mbulohen nga tymi

 

SHKODER – Varrezat e Dëshmorëve pushtohen nga tymi i mbeturinave që digjeshin. Kjo pamje ka pritur dje përkujtuesit e ditës së 5 Majit në qytetin e Shkodrës. Përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër kanë reaguar menjëherë duke e quajtur të qëllimshme një situatë të tillë, e cila është organizuar nga persona të papërgjegjshëm. Në lidhje me këtë situatë të papëlqyeshme, pikërisht në ditën e kujtimit të të rënëve, ka reaguar dhe shoqata e veteranëve. Pushtetarëve vendorë si dhe veteranëve të Luftës u është dashur që të kalojnë mes tymit për të vendosur kurorat e luleve në varreza. Bashkia e Shkodrës pohoi dje se është papërgjegjshmëri vendosja e zjarrit pranë varrezave. Sipas saj, kjo ndodh për të hedhur baltë mbi dëshmorët, pasi pushteti vendor ka investuar për rrugën dhe pastrimin e varrezës.          r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›