E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmorët përçajnë politikën

 

KORÇE - Politika lokale e Korçës i nderon veçmas dëshmorët, duke organizuar tre ceremoni të veçanta. Organizatorët e kësaj ceremonie pohuan se “shkak i kësaj ndarjeje mes forcave politike të djathta e të majta është vendimi që mori parlamenti me bojkotimin e PS për dëmshpërblimin e tradhtarëve të vendit”. Prefektja e Korçës Elfrida Zefi e konsideroi këtë veprim të forcave politike si të paprecedentë. Nëpërmjet një konference për shtyp, enkas për këtë ngjarje, Zefi nënvizoi se të rënët e kombit do të nderohen gjithmonë. Ajo iu bëri thirrje krerëve të Bashkisë se kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin dhe vendimin e Këshillit të Ministrave, për miratimin e ceremonialeve zyrtare të Shqipërisë duke shkelur rregullat e protokollit dhe duke privatizuar gjakun e të rënëve.           j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›