Shkodër, vdes nga korenti 34 vjeçari

Një 34 vjeçar nga komuna e Velipojës ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si rezultatit i kontaktit me energjinë elektrike.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë se, 34 vjeçari, Sokol Gjeka, lindur dhe banues në fshatin Baks të komunës Velipojë kishte ndërhyrë pranë kabinës elektrike të fshatit të tij, duke kërkuar të rregullonte një defekt, por ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas mbërritjes në vendngjarje të grupit hetimor është konstatuar se vdekja është shkaktuar nga pakujdesia në ndërhyrjen pranë kabinës elektrike. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme