E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvaret emigranti i sapokthyer nga Italia

Vetëvaret në pemë emigranti i sapokthyer nga Italia. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në lagjen "Xhabije". Sipas policisë së këtij qyteti mësohet se Mark Deda 45 vjeç është gjetur i vetevarur me litar në një peme dekorative. Motivi sipas policisë ka qenë gjendja depresive që kishte shfaqur kohët e fundit emigranti. Ndërkohë, para se të kryente këtë vetëvarjen babai i katër fëmijëve u ka lënë një letër familjarëve dhe u kërkonte ndjesë për këtë veprim që po kryente, pasi nuk mund të përballonte më jetën. Më pas policia ka dërguar dosjen e 45-vjeçarit për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›