Japonia bën hapa pas, ekzekuton 3 persona

Metoda e ekzekutimit me varje në Japoni
Japonia ka kryer ekzekutimin e parë me vdekje pas 18 muajsh, duke varur tre persona. Kjo ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve të cilët kanë dalë në protestë.
Ekzekutimi i tyre ka ardhur në një kohë kur Japonia kishte hedhur hapa drejtë heqjes së dënimit kapital.Këtë javë Japonia de fakto vendosi moratorium për dënimin me vdekje.
Tre personat e varur ishin në burgun e Tokios, Hiroshima dhe Fukuoka. Yasuaki Uwabe, një prej të ekzekutuarve ihste i dënuar për vrasjen e pesë personave në një stacion treni në vitin 1999.
Këto ekzekutime janë të parët që prej korrikut të vitit 2010; asnjë prej 132 personave të dënuar me vdekje nuk janë ekzekutuar gjatë vitit 2011, duke bërë që të jetë viti i parë që kalon pa ekzekutim prej 19 vitesh.

Harta e ekzekutimeve për vitin 2011-të
Në një raport të publikuar këtë javë, Amnesty Internacinal ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të ekzekutimeve në botë, ku kryesisht kjo ka ndodhur në vendet e Lindjes së Mesme.
SHBA, dhe 58 vendet të tjera përfshirë Japoninë, Kinën, Iranin kanë dënimin me vdekjen ndërsa më shumë se 140 vende, përfshirë të gjitha vendet e BE-së kanë hequr një dënim të tillë me ligj dhe praktikë.
Në të gjithë botën ka rreth 18 750 persona të dënuar me vdekje. Irani kryen ekzekutimin e dënimit me prerje të kokës, Koreja e Veriut me varje, Arabia Saudite me injeksion vdekjeprurës ndërsa në Somali ekzekutimi bëhet më armë.
Gjatë vitit 2011 në Iran janë ekzekutuar dhe tre persona nën 18 vjeç. Në Evropë i vetmi vend që ka dënimin me vdekje është Bjellorusia. /F.S/