Shkodër, viktima e djeshme, jo objekt i sulmit

Foto Ilustruese
SHKODER- Policia e Shkodres ka sqaruar sot se viktima e djeshme para universitetit te qytetit nuk ka qene objekti i sulmit me arme. Pas hetimeve te para ka rezultuar se 24 vjecari, Aleksander Qarri qe vdiq si pasoje e te shtenave ka qene viktime e rastesishme, nderkohe qe ne objekt sulmi ka qene i plagosuri Leke Marku.
Ngjarja ndodhi mengjesin e djeshem ne Shkoder, kur sipas policise nga te shtenat me arme mbeti i vdekur 24-vjeçari Aleksandër Qarri nga fshati Grilë, komuna Gruemirë e Malësisë së Madhe. Në momentin që u qëllua ai po hapte një lokal të lojërave të fatit, ku ishte i punësuar.
Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, 37- vjeçari Lekë Marku nga Shkodra dhe studenti i universitetit “Luigj Gurakuqi”, Agustin Begeja, 19 vjeç, nga Gjadri i Lezhës.