E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria lider në rajon - nis mbikëqyrja elektronike

21-11-2012 / Gazeta 55

Inaugurohet projekti “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet
lëvizja me vendim gjyqësor”

Dje u inaugurua projekti “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet
lëvizja me vendim gjyqësor”, projekt i cili ka nisur para disa muajsh.
Për Ministrinë e Drejtësisë kjo është një ditë jashtëzakonisht e veçantë, sepse kurorëzon
një nga reformat e saj më ambicioze. Një reformë e cila e vendos realisht Shqipërinë ne ketë përvjetor te jashtëzakonshëm te saj, në një vend lider në rajon. “Shqipëria ka te drejte ne ketë 100 vjetor te krenohet me te gjitha vendet fqinje, për
implementimin e sistemit me modern te mbikëqyrjes se personave me një vendim gjyqësor penal. Ne sot finalizojmë brenda një kohe të shkurtër projektin pilot ‘Për Mbikëqyrjen elektronike të personave me vendime penale’. Kjo është një reformë e cila është pjese e reformës në Drejtësi, sepse ekzekutimi i vendimeve është pika më fundore, por dhe më e rëndësishme e zbatimit të ligjit dhe sundimit të ligjit në vend.  Kjo reformë është përshëndetur edhe në opinionin e BE të publikuar pak kohë më parë duke pritur implementimin e saj. Sot është dita e rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë dhe sistemin e drejtësisë në vend, sepse implementojmë sistemin e ri të ‘monitorimit elektronik’, apo ‘byzylykun elektronik’, si risia reformuese më progresivja jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan,”, u shpreh ministri Halimi.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se ky sistem do të ulë ndjeshëm shpenzimet ndërsa do të jetë një projekt pilot për personat që janë në arrest shtëpiak.
“Ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet e miliona eurove, për ruajtjen dhe trajtimin e të
dënuarve por dhe të arrestuarve në banesa. Sistemi nuk lejon daljen nga perimetri që cakton gjykata por identifikon në kohë reale me vetëm 1.6 m distancë, vendndodhjen e subjektit. sistemi pilot për rastet e arresteve shtëpiake”, tha Halimi.
Sipas Ministrit ky sistem redukton procedurën, kursyen para për shtetin, redukton,
burokracinë, duke pasur nën kontroll sigurinë publike.
I pranishëm në ceremoni, Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth tha se kjo është një metodë e njohur në BE, si një zgjidhje alternative ndaj qëndrimit në burg. Ai e quajti një sistem modern dhe efektiv.
Në këtë rast sipas tij, nuk bie ndesh drejtësia penale me të drejtat e njeriut, por
mund të funksionojnë paralelisht.
“Shqipëria ka meritën e të qenit vendi i parë në rajon që ka përqafuar këtë sistem. Krenaria është diçka e madhe, prandaj mund të ndahet me të tjerët. Lejomëni t’ju bashkohem, së bashku me ekipin tim dhe t’u uroj sistemit të drejtësisë, policisë dhe ministrit shumë sukses me sistemin e ri”, tha më tej ambasadori .
Sistemi do të përdoret pilot në fillim te Shërbimi i Provës, për rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave te gjykatave, do të përdoret edhe për personat në shërbim prove për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që ata të mos iu afrohen shkollave; do të aplikohet më pas edhe për personat që ushtrojnë dhunë në familje; do të aplikohet për të dënuarit ne moshe te re, të cilët duan të ndjekin dhe shkollën, për të dënuarit që marrin leje nga burgjet.
Sistemi do të jetë efiçent ne 1 janar dhe do realizohet nga Shërbimi i Provës i cili do të
bashkëpunojë ngushtë me policinë e shtetit dhe me gjykatat për realizimin e saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›