Programi 26 - 28 Nëntor 2012
Bashkia e kryeqytetit në bashkëpunim edhe me Protokollin e Shtetit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, detajon për opinionin publik programin e festimeve.
Data 26 Nëntor 2012
10:00 Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)
11:00 Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 Nisja e Panairit “Blej Produkte Shqiptare” (Rruga “Murat Toptani”)
11:30 Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Trotuari përpara GKA)
12:00 Koncert me grupe rock (Rruga “Murat Toptani”, gjithë ditën)
13:00 Ceremonia e inaugurimit të Shqiponjës/Sheshit (Rreth-rrotullimi i Doganës)
18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (TKOB)
20:00 Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe Rap (Vendndodhja: Rruga “Murat Toptani”)
Data 27 Nëntor 2012
10:00 Vazhdon Panairi “Blej Produkte Shqiptare”
10:00 Vazhdon përgatitja e Tortës
10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (Rruga “Murat Toptani”)
11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 Ceremonia e Përurimit të shtatores së Heroit Adem Jashari (Rruga e Durrësit)
20:00 Koncert me Grupe Rocku me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)
Data 28 Nëntor 2012
Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00 (Sheshi “Skënderbe”)
Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
Hedhja e parashutistëve të Red Bull me flamurin Kombëtar (Rruga, “Murat Toptani”)
Panairi Blej Produkte Shqiptare
Koncert me këngë të muzikës së lehte dhe popullore
Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA
Këndi i fëmijëve (Lulishtja te Parku Rinia, te Shatërvani)
Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)
Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
Foto point me personazhe të Pavarësisë (Lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”)
Koncert për të rinj, Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit, (Ura te rruga “Ibrahim Rugova”)
Performancë e Cirkut (Rruga “Ismail Qemali, pedonale)
Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri Metropolit (Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”)
Foto point me personazhe historike
Rreth 100 Animatorë te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festën që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra.
Aktivitetet duke filluar nga ora 15.00 nga MTKRS
15:00 – 17:00 Koncert folklorik (Sheshi Skënderbej)
16:30 – 16:45 Parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (Sheshi Skënderbej)
17:30 – 18:00 Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar “100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”
18:00 – 19:30 Mbrëmje solemne akademike (Pallati i Kongreseve) MTKRS
19:30 – vazhdim Koncert i madh përmbyllës (Sheshi “Nënë Tereza” MTKRS)