Shkodër, vrasin me armë gjahu rojen e gurores, dy në pranga
SHKODËR- Vritet me armë zjarri roja i një pikë gurore.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 18.30, në fshatin Gajtan të Komunës Guri i Zi, Shkoder, pikerisht në vend-rojen e një pike gurore, ku mbeti i vrarë roja 55-vjecari Lazër Jaku.
Burime të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasit Eduard Anton Kola25-vjeç dhe Renato Zef Isufi 30-vjeç në bashkëpuniim me njëri tjetrin vranë me armë gjahu 55-vjecarin Jaku.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë e tipit Bareta, 1 armë gjahu teke, gjysme automatice, 1 armë gjahu teke.
Materialet në ngarkim të autorëve të krimit i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve te armeve te gjahut”.
(e.m/BalkanWeb)