Shkodër, vritet për gjak 20-vjeçari, plagoset rëndë vëllai i tij
SHKODER- Fenomeni i egër i gjak marrjes ka shënuar një tjetër viktimë në Shkodër. Një 20-vjeçar është ekzekutuar brenda në banesën e tij, ndërsa është plagosur rëndë i vëllai, Xhevahir Guri, 24 vjeç. Vetëm një orë pas krimit, policia e Shkodrës ka vënë në pranga Lazër Lisin, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Bardhej të këtij rrethi. Familja Guri nuk i është gëzuar ardhjes së djalit nga Greqia. Emigranti Gjin Guri është kthyer në vendlindje para pak ditësh, por mbrëmë është qëlluar për vdekje në dhomën e ndenjës. Ndërkohë, burimet e mësipërme pohojnë se i vëllai i viktimës po lufton me vdekjen në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sipas hetuesve të çështjes, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrje, dhe se ajo ka marrë shkas nga një vrasje e kryer në vitin 2008. Mësohet se katër vite më parë, djali i xhaxhait të dy vëllezërve Guri ka vrarë me thikë vëllain e autorit të krimit.
NGJARJA
Pak ditë më parë, 20-vjeçari Gjin Guri është kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar prej disa kohësh. Kthimi i tij ka gëzuar pjesëtarët e familjes Guri, banues në fshatin Bardhej të Shkodrës. Por gëzimi i tyre, mbrëmë është kthyer në tragjedi. Udhëtimi i të riut për pushime në fshatin e tij të lindjes, në fakt është kthyer në udhëtimin drejt vdekjes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, bëjnë me dije se rreth orës 20:15, janë dëgjuar krisma armësh, të cilat janë shoqëruar me britmat e familjarëve të familjes Guri. Ndërsa po rrinin në dhomën e ndjenjës, pjesëtarët e kësaj familjeje janë qëlluar me pistoletë nga jashtë dritares së banesës. Për pasojë, 20-vjeçari Gjin Guri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa është plagosur rëndë vëllai i tij, Xhevahiri. Ky i fundit është dërguar urgjentisht në spitalin e Shkodrës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët sqarojnë se gjendja e 24-vjeçarit është kritike dhe se duhet që të kalojnë 24 orë për të dhënë garanci për jetën e tij.
HETIMI
Ngjarja e ndodhur në fshatin Bardhej ka alarmuar efektivat blu të Shkodrës, të cilët kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit. Sipas ekspertëve, vrasësit kanë planifikuar shumë mirë gjithçka, dhe kanë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe të vëllait të tij. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, burime nga Policia e Shkodrës deklaruan se kanë ndaluar një nga personat e dyshuar si autorë të vrasjes. Bëhet fjalë për 24- vjeçarin Lazër Lisi, fqinjin e dy viktimave. Burime pranë grupit hetimor deklarojnë, se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje. GJAKMARRJA
Katër vjet më parë zë fill hasmëria mes dy familjeve fqinje, Lisi dhe Guri. Më 10 qershor të vitit 2008, rreth orës 21:30, Pëllumb Guri (djali i xhaxhait të dy vëllezërve Gjin dhe Xhevahir Guri) plagosi rëndë me thikë shokun e tij të ngushtë, Nard Lisin (vëllai i të arrestuarit, Lazër Lisi). Dy të rinjtë, fqinjë me njëritjetrin, ishin duke parë ndeshjen e futbollit Greqi- Suedi. Në pushimin e kësaj ndeshjeje ata janë grindur keqazi njëri me tjetrin. Në sherr e sipër, Pëllumb Guri goditi me thikë Nard Lisin, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital. Më pas policia arrestoi Pëllumb Gurin, i cili është dënuar dhe ndodhet aktualisht në burg.
(m.a/Gazeta Shqiptae/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkodër, vrasje për gjakmarrje, në Tiranë vritet pronari i marketit