Shkodër, vrau e plagosi, vrasësi kapet pas 13 operacioneve kërkimi
SHKODER - Një person i shumëkërkuar për një vrasje dhe një plagosje, është mundur të arrestohet ditën e sotme pas 1 viti kërkimi nga policia.
Pas dështimit të 13 operacioneve për kapjen e Dedë Hasanajt 26 vjec, RENEA mundi sot që të prangosë autorin e vrasjes së kryer në vitin 2010 në Dukagjin. Hasanaj, vrau Zekë Tonaj dhe plagosi djalin e tij, Ndue Tonaj në fshatin Nicaj. Pas krimit Hasanaj u largua në drejtim të paditur. Për krimin e kryer gjykata i dha në mungesë 23 vite burg.
Operacioni për kapjen e Dedë Hasanajt nisi rreth orëve të para të mëngjesit të së Premtes dhe zgjati plot 6 orë. Prangosja e tij ndodhi në banesën që Dedë Hasanaj kishte ndërtuar në Shalë të Dukagjinit në një zonë tepër të pyllëzuar, ku mendohet se është fshehur gjatë një viti.
(d.b/BalkanWeb)