E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shiu i dendur shkakton probleme, përmbyten rrugët

TIRANE - Tirana është përballur mbrëmjen e djeshme me reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar probleme në disa rrugë dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Vështirësi ka pasur në rrugën “Don Bosko”, Unaza e Re, Ali Demi etj. Tirana mbetet një qytet problematik në rastet e reshjeve të dendura të shiut. Dy javë më parë reshjet shkaktuan të njëjtën situatë në kryeqytet.

Rikthimi i reshjeve vjen pas një periudhe të pazakontë thatësire për këtë stinë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›