E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto prezanton prioritet e KiE-së në OSBE

“Të Bashkuar në Diversitet”, kjo është motoja që Presidenca shqiptare ka pёrzgjedhur si prioritet kryesor promovimin e tolerancёs, dialogut ndërkulturor dhe harmonisë ndёrfetare. Kёto vlera karakterizojnё prej shekujsh shoqёrinë shqiptare dhe pёrbёjnë një sfidё pёr Evropёn e shekullit tё 21, shtoi më tej z. Haxhinasto.

 Haxhinasto bёri thirrje pёr tё punuar sё bashku, me qёllim qё tё mbёshteten proceset demokratike tё vendeve partnere arabe, nё pёrputhje me nevojat dhe prioritetet e pёrcaktuara nga vetё ato. BE pёrshёndeti zgjedhjen e Presidentit tё ri tё Shqipёrisё dhe inkurajoi progresin e mёtejshёm tё vendit tonë, pёr plotёsimin e prioriteteve tё pёrcaktuara nga progres raporti i Komisionit Evropian i vitit 2010.

Z. Zannier theksoi se Presidenca e Komitetit të Ministrave ёshtё njё mundёsi pёr Shqipёrinё dhe shoqёrinё e saj pёr tё kontribuar nё realizimin e objektivave tё KiE-sё. Ai vlerёsoi rёndёsinё qё Presidenca Shqiptare i kushton thellimit tё bashkёpunimit mes dy Organizatave. /Xh.Qardaku/Start/

                                                                                             2012-06-14 16:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›