Shkodër, vritet 45-vjeçari,arrestohet autori

Një 45 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Barbullush të komunës Bushat të rrethit Shkodër.Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se personi që ka gjetur vdekjen është Arben Ditani, i cili njihet si biznesmen në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, Ditani është qëlluar në një distancë të afërt nga Afrim Rraboshta me armë zjarri tip pistoletë gjatë kohës që ai ka qënë duke ecur me automjetin e tij. Pak kohë pas ngjarjes policia ka arrresuar autorin e krimit.