E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet 60-vjeçari me thikë

Një 60-vjeçar është goditur për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” ne qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa viktima është indetifikuar si Gjon Kodra. Ndërkaq, në pranga kanë rënë shtetasit Dedë Marku, 35 vjeç dhe Gjovalin Marku, 28 vjeç. Marku është i dyshuari për vrasjen e 60-vjeçarit, pasi viktima është vjehrri i tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e të dyshuarve.

Për këtë vrasje është ngritur një grup ekspertesh si edhe oficerësh krimesh, për të zbuluar rrethanat për të cilat ka ndodhur krimi. Nga ana e policisë po hetohen disa pista që kanë të bëjnë më të shkuarën e viktimës. Pas marrjes së informacioneve, në vendngjarje kanë shkuar oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Ekspert Kriminalistë, të cilët kanë bërë të mundur dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat materiale të gjendura në vendin ku është kryer vrasja. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive banale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›