E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ Shqiperia do te vazhdoje te mbeshtese Libine ne rrugen e ndertimit te demokracise

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përgëzon "popullin e Libisë në këto momente historike, që shënojnë fundin e regjimit diktatorial të Gadafit dhe fillimin e një epoke të re të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit".

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për zhvillimet në Libi theksohet se "Shqipëria dhe populli shqiptar kanë mbështetur kauzën e drejtë të popullit libian, duke u rreshtuar në frontin e miqve të Libisë".

"Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë Libinë në rrugën e saj të ndërtimit të demokracisë, si dhe shpreh gatishmërine e plotë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve", theksohet në deklaratën e MPJ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›