E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vetëvritet me armë gjahu 18-vjeçari

Një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë mëngjesin e sotëm në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Libofshë të Fierit ku 18-vjeçari Marsel Dede është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Kanë qënë familjarët e tij të cilët pasi kanë dëgjuar krismat e kanë gjetur 18-vjeçarin të vdekur në tokë.
 

Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar 18-vjeçarin t`i japë fund jetës por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›