Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 4 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur pramë fshtatit Bulgarec ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Romeo Agolli, Sokol Shore, Andrea Foto dhe Sotir Beti.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.