Shkodër, zinxhiri i vrasjeve të Admir Tafilit

Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër e ka pikënisjen 11 vjet më parë. Ndonëse policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar, nga ndjekja e dinamikës së ngjarjeve rezulton se gjithçka e ka zanafillën në 2 gusht të vitit 2000, ku në shkodër u vra drejtori i policisë së asaj kohe Arben Zylyftari. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda pas vitit 1990 dhe është cilësuar si një krim i hapur kundër shtetit. Ndërsa shteti e mori seriozisht reagimin ndaj familjes Tafili duke kyer një sërë operacionesh, por edhe vetë meshkujt e kësaj familje e kishin marrë po aq serizoisht ndaj njerëzve të policisë. Rezultati i parë i aksioneve të policisë ishte arrestimi i Admir Tafilit dhe vrasja në aksion e të atit të tij, Bahri Tafili në oborrin e shtëpisë së tij më 2 gusht të vitit 2000. Admiri bashkë me vëllain e tij Genci të dënuar me nga 25 dhe 20 vjet burg për plagosje dhe vrasje në rrethana të paqarta siguruan leje për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por prej andej Admir Tafili është arratisur. Dhe kur të gjithë menduan se shteti kishe mbaruar punë me Tafilët, nuk ishte tamam kështu për atë vetë. Ngarja dukej se ishte thjesht një arkiv kriminal dhe Admir Tafili ishte thjesht një i dënuar që vuante dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Por të gjithë ishin gabuar. Ndërkohë mësohet se ish shefi i krimeve në Shkodër Prel Pjetrushi është larguar prej kohësh në Amerikë dhe ku i fundit dyshohet ti ketë vrarë të atin Admir Tafilit. Tafili ka qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur vrasja e babait të tij ku ka pasur precedentë penalë dhe ka qenë i dyshuar për vrasje që nuk janë dokumentuar. Në dhjetor të vitit 2001 ai ka qëlluar mbi ish-shefin e krimeve të Malësisë së Madhe, Prel Pjetrushin, pasi pretendonte se ai kishte qëlluar dhe vrarë babanë e tij gjatë operacionit të 2 gushtit 2000 kur u vra dhe drejtori Zylyftari. Mir Tafili njihet si person me rrezikshmëri të lartë, që përdor çdo lloj armatimi, përfshirë dhe minat me telekomandë dhe që nuk dorëzohet lehtë. Admir Tafili ka qenë i dënuar për plagosjen e rëndë të ish-drejtuesit të policisë Prel Pjetrushi, ngjarje kjo e ndodhur më 21 dhjetor 2001. Kapja e tij është bërë nga policia e Shkodrës më 1 korrik 2002 në banesën e tij pasi kishin dështuar disa operacione të mëparshme për kapjen dhe ai ishte ndër personat e shumë kërkuar. Dy ditë përpara se të kapej nga policia ai ishte vetëplagosur me një granatë aksidentalisht, duke marrë plagë të lehta në fytyrë e këmbë. Kjo ka bërë që policia të bjerë në gjurmët e tij dhe më 1 korrik e ka rrethuar, ndërsa ai nuk ka pranuar të dorëzohet, por ka qëlluar me armë mbi policinë, por pas rreth 30 minutash luftë me policinë është kapur pasi i janë mbaruar fishekët. Në operacion kanë marrë pjesë dhe FNSH-ja e blinda policie, nisur nga fakti se babai dhe vëllai i Admir Tafilit akuzoheshin për vrasjen e drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës Arben Zylyftari. Ndërkohë në 2 tetor të vitit 2010 Tafili mori një leje nga administrata e burgut me argumentin se ishte një e drejtë që i takonte. Por leja ishte vetëm "loja" që ai kishte planifikuar për të vijuar krimet e tij. Gjithnjë sipas versioneve të policisë, në një moment edhe mungesë vëmendje ai largohet nga banesa ku konsumonte lejen dhe për policinë u fut në listën e personave në kërkim. Një person në kërkrim për vrasje nga më të rëndat ishte një ngjarje edhe më e rëndë se kaq. Një pjesë e njerëzve menduan se ai thjesht ishte arratisur për të mos patur më punë me drejtësinë dhe me njerëzit. Por ngjarja e vrasjes së dy vëllezërve i hodhi poshtë të gjitha. Të paktën sipas të dhënave paraprake Tafili është autori i vrasjes së dy vëllezërve.