E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, zjarri rrezikon depot e armatimit

Një zjarr i madh i rënë sot mbasdite në Kodrat e Tepes në Shkodër ka alarmuar të gjithë banorët. Policia dhe zjarrfikëset kanë rrethuar të gjithë zonën dhe po bëjnë përpjekjet maksimale për shuarjen e flakëve të cilat të ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi. Sipas policisë në këtë kodër ndodhen depo armatimesh të cilat rrezikojnë ta kthejnë situatën në katastrofë nëse ndizen. Tek tuk dëgjohen edhe kërcitje fishekësh të cilat janë të shpërndarë në të gjithë këtë zonë. Zjarrfikëset po mundohen të shuajnë flakët megjithëse e kanë shumë të vështirë të futen në zonë. Zjarri ka nisur në një shkurre dhe është përhapur me shpejtësi. Nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›