Makina del nga rruga, dy të plagosur në Gjirokastër
Gjirokastër- Dy persona kanë mbetur të plagosur, kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga. Sipas burimeve të policisë lokale ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavije, në vendin e quajtur Kordhocë.
“Një automjet tip Ford Mondeo, me targa italiane PZ58 88 43, i drejtuar nga shtetasi Bledar Muharrem Nikica, i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në lagjen Zinxhira Gjirokastër, i cili udhëtonte për në drejtim të qytetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një plep në anë të rrugës”- thanë burimet policore.
Sipas të njëjtave burime, me këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Marsel Krenar Nikica, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në lagjen “11 Janari”të qytetit Gjirokastër. Ai është djali i xhaxhait të drejtuesit të automjetit, emigrant në Itali dhe kishte ardhur për pushime.
Si pasojë e kësaj daljeje nga rruga është plagosur rëndë në kokë shtetasi Marsel Nikica, i cili ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër në gjendjë të rëndë.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe pas ndihmës së parë mjeksëore është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të “ Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.
Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ka qenë “Humbje ekontrollit të drejtimit të automjetit ” si dhe “Përdorimi i pijeve alkolike nga drejtuesi i automjetit, parashikuar nga nenet 290/1, 291, 293 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.