Dyfishohen pushuesit në Qafë Thanë
Fluksi i njerëzve në pikën doganore të Qafë Thanës që kanë hyrë nga Maqedonia dhe Kosova gjatë sezonit të verës dhe veçanërisht në ditët e para të Gushtit ka qenë i madh. Sipas burimeve nga pika doganore e Qafë Thanës gjatë ditëve të para të muajit Gusht kanë hyrë 45 mijë pushues, të cilët u janë drejtuar kryesisht zonave bregdetare të vendit. Ndërsa gjatë muajit korrik kanë hyrë rreth 75 mijë pushues. Pavarësisht fluksit në rritje të pushuesve, puna në pikën doganore Qafë Thanë po ecën normalisht dhe po punohet me 6 sportele. Krahasuar me një vit më parë numri i pushuesve që kanë hyrë në tokën Shqiptare është dy herë më i lartë.