Shkëndija elektrike shkrumbon një banesë
Një zjarr ka shkrumbuar sot banesën e Arefie Xhemallarit në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Nga ekspertiza është arritur në konkluzionin se shkak për rënien e këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike në kabllot të cilat kalonin në tavanin e kësaj banese dhe që ishin të amortizuara. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz pasi kanë ndërhyrë zjarrfikëset ndërkohë që ka pasur dëme materiale të konsiderueshme.