Alket Rizai rrëfehet nga burgu i Greqisë: Do arratisem sërish
TIRANE- Do të arratisem në emër të padrejtësisë që më bëhet mua dhe të gjithë shqiptarëve..." Ky është kërcënimi i radhës që vjen nga Alket Rizai, mjeshtri i ikjeve spektakolare me helikopter nga burgu i Koridhalosit ne Greqi. I gjendur në një tjetër burg të së njëjtës siguri ne shtetit helen Alket Rizai flet për të parën herë publikisht, ne nje interviste ekskluzive për GSH, mbi jetën e tij jashtë dhe brenda qelisë. Nga burgu i Grevenasë, djali nga Ballshi zbulon arratisjen e radhës, hakmarrjen ndaj të "mëdhenjve" të shtetit grek, të vërtetat e pathëna mbi dy arratisjet e bujshme me helikopter si dhe pozicionin e tij në dy vrasjet e bujshme që policia greke akuzoi drejtpërdrejt Rizain. Ai rrëfen marrëdhënien e tij me Vasilis Paleokostas, vëllain e një prej emrave më të njohur të krimit grek si dhe dashurinë e shpallur me gruan greke që e shoqëroi në arratinë e dytë. Duke folur per rinine e tij, Rizai shprehet se fillimisht nisi punë në një minimarket të vogël nderas kishte edhe nje pikë shitje për makinat që sillte nga Gjermania. ‘Bëja një jetë të qetë, pa probleme. Dy vite më vonë, më 1995, në një nga makinat që shita unë u gjet drogë. Më arrestuan dhe dënuan. Kështu nisi dhe historia’. tregon Rizai per GSH. Lidhur me vrasjen e sipërmarrësit grek, Thanasi Koropiotis, Rizai shprehet se nuk e ka njohur këtë person, ndërsa gruaja e tij, u zhduk në kohen kur ai ndodhej në burg. Me tej Rizai rrëfen idenë për arratisje nga burgu i Koridhalosit. Ai shpjegon se me Vasilis Paleokostas, është njohur në burg. „Ndërkaq arratisja e dyte ishte e miremenduar“ thotë Rizai ‘Kujtuan se na futën në një burg të sigurisë të lartë dhe as që e mendonin se ne mund të largoheshim. Na mbanim nën vëzhgim të rreptë. Në vendosëm të iknim, pasi na informuan se ishte dhënë urdhër për një dënim të rëndë. Në fakt për arratisjen e parë ne u dënuam 25 vite burg, në një kohë që askush nuk është dënuar kaq shumë. Shprehet Rizai per GSH, ndërsa tregon se për këtë ishte ndihmuar nga e dashura e tij bullgare dhe një mik i tij. Nderkaq lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në lagjen Peristeri të Athinës gjatë kohës që Rizai ishte në arrati ai tregon se u akuzua në mënyrë të padrejtë, ‘Me merrnin se isha shqiptar, siç bëjnë me shumë të tjerë. Edhe bashkëshortja e njërit prej viktimave ka dëshmuar në gjyq dhe është shprehur se nuk jam unë personi që kam kryer vrasjen. Alket Rizai tregon me tej se ndodhet ne burgun e Grevenasë, në qeli me një të burgosur nga Tirana dhe një shtetas turk, duke menduar për arratisjen e radhës. Rizai tregon se Grekët i kane marre vitet më të bukura. ndaj do të dal serish. ‘Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin. Do marr me vete dhe një flamur shqiptar. Do pranoj më mirë të vritem, por ama do t`i shkatërroj dhe ata që do tentojnë të më ndalojnë.’ keshtu mbyll rrëfimin e tij për GSH, djali nga Ballshi.
(NEWS24/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Alket Rizai rrëfehet nga burgu i Greqisë: Do arratisem sërish
(NEWS24/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Alket Rizai rrëfehet nga burgu i Greqisë: Do arratisem sërish