E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër,ekzekutohet me armë 32 vjeçari

Një 32-vjeçar nga fshati Vig Mnel të Shkodrës është ekzekutuar mbrëme me armë zjarri automatike. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së kishës së këtij fshati kur viktima është qëlluar nga dy persona të armatosur në një pritë me 8 plumba kallashnikovi. Të gjitha plumbat e kanë goditur viktimën në kokë. Policia ndodhet ende në vendngjarje duke marrë provat materiale. Autorët e vrasjes më pas e kanë hedhur trupin e viktimës në një kanal disa metra larg vendit të ngjarjes. Viktima mësohet se nuk kishte konflikte të mëparshme dhe rezulton se ishte i divorcuar. Policia ka marrë në pyetje të afërmit e tij për të mësuar arsyet dhe autorët e këtij ezekutimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›