Shkodër,gjendet e mbytur një grua
Trupi i pajetë i një gruaje rreth 60 vjeç, ende e paidentifikuar, u gjet të martën në mëngjes në ujërat e lumit Drin, në afërsi të urës së Baçallakëut në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mësohet se trupi i pajetë i gruas, i cili kishte dalë në breg në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Drin, u gjet rreth orës 09:00 nga peshkatarët amatorë, që po gjuanin në këtë lumë" Sipas burimeve, menjëherë në vendngjraje mbërritën forcat e policsë, ambulanca dhe zjarrifikëset, të cilat u lajmëruan nga peshkatarët. Të njëjtat burime bënë të ditur se trupi i pajetë i gruas u dërgua në morgun e qytetit, ku do të bëhën ekzaminimet e duhura, për të zbardhur këtë ngjarje