E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dollari fiton sërish pikë ndaj lekut

Kuota e arritur sot nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut është ndër më të lartat e këtij viti, ndërkohë që në 2008, dollari amerikan e kishte kuotën më të lartë në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë. 

TIRANE-Dollari amerikan vazhdon të fitojë pikë ndaj lekut në këmbimet valutore, duke u forcuar nga dita në ditë. Dje në Tiranë një dollar u ble me 100,8 lekë dhe u shit me 101,3 lekë, ndërsa sot një dollar u ble me 101,8 lekë dhe shitet me 102,3 lekë, duke fituar 1 pikë brenda një dite.

Kuota e arritur sot nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut është ndër më të lartat e këtij viti, ndërkohë që në 2008, dollari amerikan e kishte kuotën më të lartë në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë

Në Agjencitë e Këmbimit Valutor, një euro u ble sot me 129,8 lekë dhe u shit me 130,3 lekë.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›