E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Monitoruesit e ODIHR në Shqipëri më 15 mars

Monitoruesit do të vijnë për të vëzhguar nga afër përgatitjet për zgjedhje, ecurinë e reformës, zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor dhe situatën politike në vend. 

TIRANE- Ambasadori i OSBE Robert Bosch deklaroi sot se monitoruesit e ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit pritet të mbërrijnë në Tiranë më 15 mars. Bosch i bëri këto deklarata gjatë një konference për parandalimin e konfliktit të interesave. "Monitoruesit- sqaroi Bosch- do të vijnë për të vëzhguar nga afër përgatitjet për zgjedhje, ecurinë e reformës, zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor dhe situatën politike në vend". Bosch tha se vlerëson gadishmërinë e qeverisë për të pritur monitoruesit. Bosch foli gjithashtu edhe për cështjen e pronave e cila po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Problemi i pronave sipas Bosch duhet të zgjidhet nga institucionet ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›