Shkodra 24 orë pa furnizim me ujë
06/08/2010 OSSH ndëshkon ujësjellësin për faturat, nuk njoftohen konsumatorët për vendimin ekstrem
Drejtoria: E vërtetë, nuk kemi paguar. Do ta realizojmë brenda vitit 2010
Rreth 200 mijë banorë të qytetit të Shkodrës dhe të komunave përreth kanë mbetur pa ujë të pijshëm mbi 24 orë rresht. Shkak i ndërprerjes ka qenë heqja e energjisë elektrike të stacionit të pompave të Dobraçit prej OSSH-së si presion ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Shkodrës për pagesën e debive që ajo ka. Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave e për rrjedhojë dhe furnizimit me ujë të qytetarëve filloi që pasditen e mërkurës e deri në orët e para të pasdites të së enjtes, çka solli anomali të shumta jo vetëm te familjarët, por edhe tek institucionet e ndryshme të shërbimeve jetësore, apo të domosdoshme publike, si spitalet, shtëpitë e të sëmurëve, shtëpia e pleqve, shtëpitë e fëmijë dhe zjarrfikësit. Drejtoresha e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Sabahet Vidha me anë të një deklarate për shtyp sqaroi kolapsin e furnizimit me ujë. Ajo i ka quajtur të papërgjegjshme dhe aspak normale veprimet e OSSH-së, e cila ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike të stacionit të pompave të ujit pa lajmëruar më parë ndërmarrjen që e ka në varësi, duke krijuar një situatë jo vetëm kaotike, por dhe të rënduar për komunitetin e Shkodrës. Nga ana tjetër, nëpërmjet deklaratës për shtyp Vidha bëri të ditur se problemi nuk është krijuar vetëm në qytetin e Shkodrës, por dhe në disa zona të tjera të banuara, që janë pjesë e njësive të ndryshme administrative, jo të Bashkisë së Shkodrës, që konsumojnë rreth 40 % të konsumit të përgjithshëm, duke u furnizuar nga stacioni i pompave në Dobraç. “Janë detyrime të akumuluara ndër vite në vlerën e 128,5 milionë lekë që Ndërmarrja e Ujësjellësit i ka OSSH-së. Këto detyrime ne nuk i kemi mohuar asnjëherë, por kemi dhënë alternativa të ndryshme për likuidimin e tyre, bazuar në mundësitë financiare që ka sot për sot ndërmarrja”, - ka sqaruar drejtuesja e Ujësjellësit në Shkodër Sabahet Vidha. Ndërkohë ka nënvizuar faktin se një situatë e tillë debish ka ardhur jo vetëm nga mosshlyerja e detyrimeve nga konsumatorët në masën 40 % , por edhe nga mungesa e subvencioneve për pagesën e energjisë nga ana e shtetit, i cili deri në vitin 2007 mbulonte të gjitha detyrimet ndaj KESH-it. Më pas, në vitin 2008 subvencionimi për energjinë është zvogëluar me 30 %, në vitin 2009 subvencionimi është zvogëluar edhe me 13 % në krahasim me 2008, ndërsa për vitin 2010 nuk është dhënë asnjë subvencion për energjinë elektrike që konsumon Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Me anë të deklaratës për shtyp u bë e ditur gjithashtu se shuma që kjo ndërmarrje i detyrohet OSSH-së është e pamundur që të shlyhet brenda vitit 2010, siç është kërkuar. “Ne kemi zhvilluar disa takime gjatë këtij viti dhe u kemi kërkuar zotërinjve të OSSH-së që debinë ta shlyejmë me këste, por ata nuk e kanë pranuar një zgjidhje të tillë, duke vënë si kusht 31 dhjetorin e këtij viti për të likuiduar të gjithë debinë që ka ndërmarrja”, - theksoi Vidha. Në fund të deklaratës drejtoresha Vidha bëri të ditur se nga informacionet e fundit ministritë e linjës dhe qeveria shqiptare po bashkërendojnë punën për zgjidhjen e kësaj situate në mënyrën më të mirë të mundshme për të mënjanuar përsëritjen e saj.
Situata e ndëshkimeve
Ndërprerjet pa paralajmërim
OSSH-ja prej disa muajsh ka nisur një aksion për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura prej institucioneve qendrore dhe ato lokale. Kjo dhe për vetë faktin se thuajse çdo vit pjesa më e madhe e humbjeve të KESH-it ka qenë mospagesa e detyrimeve prej këtyre institucioneve. Ndërkohë duket se është privatizimi i OSSH-së që ka sjellë rritjen e presionit për pagesën e këtij malli.
Por ajo që mbetet më problematike është ndërprerja paralajmërim e ujit apo energjisë për banorët, qoftë kjo dhe për shkak të mosmarrëveshjeve. Duket se konsumatorët nuk trajtohen me të drejta të plota që ata kanë. Ndërsa pas këtyre ngjarjeve dhe gjetjes së kompromisit as OSSH-ja dhe as Ujësjellësi nuk kujtohen t’u kërkojnë minimalisht ndjesë konsumatorëve. Ndërsa këta të fundit në rastin kur i kanë shlyer pagesat kanë të drejtën dhe të padisë gjyqësore.