Shkodra, arkëtime të ulëta të energjisë
KLSH denoncon nivelin e ulët të arkëtimit të faturave të energjisë elektrike gjatë vitit 2007-të në Shkodër. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, arkëtimi është bërë në masën 49.3%. Ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2008-të, niveli i arkëtimeve ka rezultuar në masën 60%. KLSH ka konstatuar gjithashtu edhe një dëm ekonomik në lidhjet e reja, si pasojë e moszbatimit të procedurave të aplikimit dhe të llogaritjes së tarifave në shumën 1 milion lekë. Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar dhënien e 19 masave organizative, 4 masave për shpërblimin e dëmit në vlerën 1 milion lekë dhe 27 masave disiplinore për punonjësit përgjegjës.