Prokuroria: Debitorë të firmave piramidale, ministra dhe deputetë
Ministra, zëvendësministra, deputetë e dhjetëra zyrtarë të lartë të shtetit gjatë legjislaturës të viteve 1992-1996, rezultojnë debitorë te firmat piramidale. Ata kanë tërhequr nga firmat rentiere VEFA dhe "Silva" miliona euro, të cilat nuk i kanë kthyer kurrë. Prokuroria ka vërtetuar skemën abuzive të borxhlinjve VIP, të cilët kanë përfituar nga depozitat e popullatës së thjeshtë. Pas falimentimit të firmave, një vendim i Këshillit të Ministrave në tetor të vitit 1998, përjashtonte nga lista e debitorëve të gjithë shtetasit që kishin marrë hua nga skemat rentiere nën 10 milionë lekë (të vjetra). Pas vendimit, "keqbërësit", shumica shtetarë dhe politikanë, kanë zënë "miq" administratorët e firmave piramidale. Në këmbim të një ryshfeti të majmë, disa herë më pak se shuma që kishin marrë hua, ata janë hequr nga lista. Pas rreth 10 vjet hetimesh, Prokuroria e Tiranës ka dërguar përfundimisht në gjykatë Daniela Riskën (administratore e firmës piramidale "Silva"), Nasip Ahmetin (administrator i firmës piramidale VEFA), Sabah Duçkollarin (administrator i firmës piramidale VEFA) dhe Viktor Frashërin (kryetar i Qendrës së Ankandeve).
Politikanët në gjyq
Seancat gjyqësore për katër të pandehurit do të zhvillohen në fillim të muajit të ardhshëm në Gjykatën e Tiranës. Sipas prokurorisë, për dëshmi do të thirren të gjithë personat që kanë marrë hua nga firmat rentiere, ku nuk përjashtohen edhe politikanë aktualë dhe ish-politikanë. Ata do të tregojnë edhe mënyrën sesi kanë marrë hua. Por akuza deklaron se ka zbardhur edhe skemën që kanë përdorur njerëzit me pozitë në atë kohë në bashkëpunim me administratorët e fajdeve tashmë të akuzuar. Sipas tyre, këta të fundit, duke u bazuar te vendimi i qeverisë, kanë ndarë në shuma më pak se 10 milionë lekë huat marramendëse të personave VIP. Nëse një shtetas kishte marrë 100 milionë, atëherë ai "me karta", bëhej sikur rezultonte se kishte marrë dhjetë herë nga 10 milionë. Në bazë të kësaj, personi nuk kishte kurrfarë detyrimi për të dorëzuar paratë, pasi e ndalonte vendimi i qeverisë në vitin 1998. Gjithashtu mësohet se një pjesë e huamarrësve që ndodhen në Shqipëri do të pyeten në gjykatë për të saktësuar dëmin e shkaktuar ndaj popullatës, pavarësisht nga pozicioni që kanë pasur apo kanë në shtet apo politikë.
Objektet
Krahas heqjes së debitorëve nga lista e borxhlinjve, Prokuroria e Tiranës ka konstatuar shkelje të ish-zyrtarëve të grupit mbikëqyrës edhe për shitjen e objekteve të shoqërive huamarrëse nën kosto. Nga hetimet e Task-Forcës, kundër krimit ekonomiko-financiar është evidentuar se vartës të Faradin Arapit kanë abuzuar me detyrën dhe kanë favorizuar një subjekt privat që të blinte troje dhe banesa në periferi të Tiranës. Çmimet që i janë ofruar subjektit privat kanë qenë qesharake dhe objektet e trualli janë shitur dhjetëfish më lirë se sa çmimet në treg. Burimet nga Prokuroria e Tiranës thanë se bëhet fjalë për objektet e shitura në vitin 2005 në fshatin Paskuqan. Nga shitja e objekteve është shkaktuar një dëm prej 250 milionë lekësh (të vjetra).
Të pandehur
Daniela Riska, administratore e firmës piramidale "Silva"
Nasip Ahmeti, administrator i firmës piramidale VEFA
Sabah Duçkollari, administrator i firmës piramidale VEFA
Viktor Frashëri, kryetar i Qendrës së Ankandeve