E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodra, destinacion turistik. Vizitorët vlerësojnë Alpet si më të preferuarat

Ndonëse fund gushti, në rrugët e qytetit të Shkodrës vazhdimisht ndeshesh me vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët duken tashmë se Shkodrën e kanë kthyer në pjesë të destinacioneve të tyre të preferuara.

Turistët nga vende si Holanda, Koreja e Jugut dhe Australia po eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturën e pasur të qytetit. Bukuritë malore dhe lumenjtë e kristaltë po e bëjnë Shkodrën një destinacion të preferuar për ata që duan aventurë dhe qetësi, e Thethi mbetet në krye të top-listës.

Djali: Jam nga Holanda. Është hera e parë që vij. Kam qenë këtu për disa ditë, por tani po shkoj drejt Malit të Zi. Nuk kam parë shumë nga qyteti, por më pëlqen veriu i vendit. Kam shkuar në Tiranë, Theth dhe Valbonë, por më shumë më pëlqeu Thethi. Atje bëra një shëtitje në malet e Rrugës së Ballkanit, e cila po bëhet shumë e njohur.

Vajza: Unë jam nga Koreja e Jugut. Dje vizitova kalanë; ishte një vend magjepsës me një pamje fantastike. Do të qëndroj vetëm sonte, fatkeqësisht.

Shkodra, një destinacion që kombinon historinë, natyrën, kulinarinë dhe aventurën, duke u bërë një nga qytetet më të vizituara në Shqipëri përgjatë këtij sezoni turistik.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›