E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra nderon meshtaret e saj me titullin Mirenjohja e qytetit

Shkoder 25 dhjetor NOA-Qyteti i Shkodres ka nderuar diten e sotme meshtaret e kishes Ortodokse me titullin Mirenjohja e qytetit me motivacion Per kontributin ne perhapjen e lirise fetare ne Shkoder ky titull eshte dhene nga Keshilli Bashkiak i Shkodres.

At Nikolla Petani udheheqesi kryesor i Kishes Ortodokse te Shkodres i cili mori ne dorezim titullin ka falenderuar Keshillin e Bashkise se Shkodres per nderimin qe iu be atij dhe bashkepunetoreve me te afert.
At Petani tha se kjo feste per komunitetin e ortodokseve te Shkodres ka kaluar ne menyren me te mire te mundshme.

Ky nderim eshte nje nxitje jo vetem per ne si meshtare por ne pergjithesi edhe per te gjithe komunitetin ortodoks qe jeton ne qarkun e Shkodres perfundoi fjalen e tij At Petani.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›