E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet nevoje per model te ri menaxhimi

/ /

Keshtu shprehet presidentja e re e Universitetit Europian te Tiranes Dr. e cila ne intervisten e saj per Panorama shpjegon modelin e ri te menaxhimit per universitetet private.
Pse ju bashkuat ketij projekti te Universitetit Europian te Tiranes
Ne raportet e mia me shoqerine gjithnje jam munduar te ruaj ekuilibrin ndermjet dimensionit tim njerezor dhe atij te performances profesionale qe shpesh rezulton jo fort e lehte. Si person u perkushtohem plotesisht projekteve qe gjykoj se i sherbejne shoqerise duke sjelle risi e zhvillim dhe vecanerisht ne rastet kur perceptohen te veshtira apo edhe te pamundura nga publiku kete e kam provuar disa here gjate jetes sime. Si profesioniste kam zhvilluar ne menyre te pavarur nje profil akademik ne shkencat menaxheriale si dhe nje profil ekzekutiv menaxherial te krijuar me drejtimin e disa prej investimeve te huaja me te medha ne Shqiperi. E ndodhur ne kulm te jetes sime profesionale ne pritshmerite e mia me te mira per te ardhmen nuk do te doja te hiqja dore nga asnjera prej tyre. Si rrallehere ndodh ne jete projekti i drejtimit ne funksionin e presidentes se Universitetit Europian te Tiranes mi ploteson te gjitha keto aspirata pjesemarrjen ne aktivitetin e tij cilesor akademik me synim drejt cilesise sa me te larte gjallimin ne nje mjedis akademik vibrant me ne baze kerkesen per vetepersosje si dhe sfiden per ta udhehequr UET-ne me sukses ne sfidat e se ardhmes.
Universiteti Europian i Tiranes pas afro nje vit pergatitjeje dhe diskutimesh brenda stafit aktual ka vene ne jete nje model te ri menaxhimi i cili ka ne thelb administrimin e jashtem te universitetit prej profesionisteve te fushes se menaxhimit dhe akademise gje qe do te thote se pronesia pas nje faze te pare afer 5-vjecare terhiqet nga administrimi duke vene ne funksionim real nje Bord Besimi dhe duke krijuar institucionin e presidentit te universitetit. Ky pozicion sipas modelit te shume prej universiteteve perendimore eshte pika e bashkimit te pergjegjesise se administrimit dhe asaj akademike ne funksion te objektivave qe Bordi i Besimit dhe pronesia i kane vene drejtuesit te ri te UET-se. Kjo ndeshet sidomos ne modelin anglo-sakson ku universitetet ose jane private ose vetefinancohen duke shitur sherbimet akademike ne tregun e edukimit te larte javen e fundit senati i Universitetit Europian te Tiranes miratoi statutin e ri duke sanksionuar kete model te ri te menaxhimit ne baze te rekomandimeve qe nje grup pune brenda universitetit pergatiti duke marre per baze shume statute te universiteteve perendimore. Ne modelin e ri synohet jo thjesht te garantohen standardet akademike qe kerkon legjislacioni por te ndertohet nje sistem menaxhimi ku synohet rritja e cilesise se produktit por dhe ku liria akademike te jete e mbeshtetur financiarisht sa me mire te jete e mundur. Per here te pare ne nje institucion akademik shqiptar nepermjet ketij modeli te ri te menaxhimit kemi nje administrim perfshi dhe ate financiar te universitetit prej vete akademikeve duke evituar ndarjen e deritashme ne sistemin tone universitar publik apo privat te akademikes dhe menaxhimit. Ky model ruan dhe zhvillon me tej te gjitha standardet akademike qe ka legjislacioni ne fuqi ruan te gjitha arritjet e modeleve te deritashme brenda apo jashte institucionit. Linja akademike garantohet serish nga trupa akademike e specializuar dhe me hierarkine qe njeh ligji shqiptar i arsimit te larte duke synuar madje qe ne nivelet e fakulteteve dhe departamenteve veteveprimi dhe liria akademike te rritet me tej.
Sektori privat i arsimit te larte pas afro 8 vjetesh jete ndodhet ne nje moment kur kritikat per te jane shtuar. Si duhet ti siguroje ky sektor studentet dhe prinderit e tyre si dhe shoqerine per cilesine e sherbimit qe ofron
Era e re e arsimit te larte ne Shqiperine tone e cila deri pas Luftes se Dyte Boterore nuk kishte asnje universitet hyri ne shekullin e ri me 8 universitete publike dhe vetem ne 7 vitet pas liberalizimit te arsimit te larte u pasurua me 42 institucione private ka shfaqur bashke me zhvillimin e vrullshem edhe dobesite qe e shoqerojne ate. Ndermjet te tjereve me kryesori lidhet me cilesine e produktit akademik qe ofrojne universitetet e cila se pari duhet siguruar nga vete ato por gjithashtu duhet garantuar edhe nga shteti. Kur flitet per cilesine marredhenia dypaleshe student prind student dhe universitet i synuar prej tij apo qe frekuentohet prej tij duhet te zhvillohet e personalizuar pa perfshire konsiderata te sektorit ne pergjithesi. shte ne nderin dhe interesin e universitetit privat qe te siguroje cilesi ne aktivitetin e tij akademik si dhe te gjithe mekanizmat e duhura te kontrollit e sigurimit te saj duke ushtruar nje model te ri menaxhimi si dhe ti beje ato te dukshme per publikun e interesuar. Nderkohe eshte detyre funksionale e shtetit shqiptar qe ka mundesuar zhvillimin e aktiviteteve private ne arsimin e larte te pengoje ofrimin nga ana e tyre te nje produkti shoqeror sic eshte arsimi i larte nen kufirin e cilesise se pranuar po ashtu edhe tu vije ne ndihme studenteve dhe prinderve te tyre duke iu vene ne dispozicion ne menyre transparente te paanshme dhe te lexueshme te dhena mbi cilesine e ofruar nga secili institucion. Sipas mendimit tim kjo realizohet nepermjet nje procesi rankimi renditjeje te pavarur te cilin une sot e konsideroj jo vetem te nevojshem por edhe te domosdoshem.
Ne debatin publik jane shfaqur disa teori qe lidhen me modelin dhe reformen e financimit. fare mendoni per te
Jane dy faktore qe po modelojne tiparet e arsimit te larte ne te gjithe boten globalizimi i tij dhe ulja e buxheteve qe shtetet i dedikojne arsimit ne pergjithesi e arsimit te larte ne vecanti. shte provuar tashme se ne kushtet e tregut te lire operatoret shfaqen me eficiente me te strukturuar ne kerkim te te gjitha hapesirave te zhvillimit e suksesit. Kjo mbetet e vertete edhe per arsimin e larte ne Shqiperi. Gjykoj se liberalizimi i tij ishte nje levizje e duhur politike e ekonomike por edhe e guximshme. Te gjitha grupeve te interesit ne zhvillimet e arsimit te larte do tu interesonte qe kjo reforme te mos mbetej ne mes pra kushtet normale te tregut te lire ti ofroheshin edhe arsimit te larte shqiptar. Gjendja aktuale pasqyron vetem nje gjysmereforme e cila po nuk e realizoi misionin e saj te venies se te gjithe operatoreve ne baza te barabarta konkurrence eshte e destinuar te deshtoje. Kjo do te sillte nje humbje te pamate per arsimin shqiptar. Sipas gjykimit tim reforma financiare ne arsimin e larte duhet te synoje kthimin e tregut ne gjendje te lire ne kushtet kur publiku shqiptar tregoi interesin e tij jo vetem per tu perfshire si sipermarres por edhe si studente. Nese qellimi i reformes financiare eshte sa me lart dhe kjo pranohet dhe ndahet nga te gjithe grupet e interesit cdo gje tjeter mbetet nje teknikalitet per tu vendosur nga ekspertet.
Permendet nevojen per model te ri menaxhimi per universitetet private. Si e konceptoni kete model te ri menaxhimi dhe cfare garancie do ti jepnit publikut qe produkti i arsimit te larte nuk do te jete objekt komercializimi.
Tek universitetet shqiptare ne pergjithesi qofshin publike apo private reflektohen nga e kaluara shfaqje te drejtimit te centralizuar qasje konfrontuese ndaj aspekteve te cilesise administrim pasiv ne nivelet e njesive baze dhe mungese strukturash dhe praktikash per perfshirjen e tyre. Gjithashtu struktura organizative e universiteteve private e bazuar ne hierarki akademike si pasqyrim i struktures se universiteteve publike nuk nxit procesin e ndryshimit ne nje kohe kur konkurrenca e tyre per studente tashme eshte globale dhe sistemi i arsimit te larte shqiptar si arsimi gjithkund ne bote po njeh pasojat e krizes financiare nderkombetare. Ky debat mbi ceshtjet sa me lart i cili akoma nuk ka filluar ne Shqiperi eshte aktualisht kryefjala e universiteteve europiane dhe me gjere. Universiteti Europian i Tiranes eshte perfshire ne kete sfide duke adresuar problemet sa me lart duke bere te vetin modelin e suksesshem te menaxhimit te universiteteve private ne SHBA me ne krye nje trupe qeverisese me autoritet te plote dhe pergjegjesi per te gjitha aspektet e aktivitetit te universitetit me ekspertize dhe pergjegjesi per te gjitha ceshtjet thelbesore per dhenien e nje produkti akademik te suksesshem tek publiku por edhe per sigurimin e financimit te rritjes zhvillimit e te sigurimit te cilesise. Kjo strukture drejtuese siguron gjithashtu kohezionin e nevojshem te aktivitetit akademik dhe atij edukues e keshillues per studentin me tregun e punes dhe grupet e tjera te interesit. E ndersa luan kete rol organizativ per sigurimin e nje aktiviteti efektiv dhe promovimit te strategjise se organizates struktura drejtuese e universitetit e delegon autoritetin dhe pergjegjesine e saj tek menaxhimi i fakulteteve te cilet nga ana e tyre e delegojne tek departamentet duke realizuar kesisoj lidership te shperndare apo lidership ne te gjitha nivelet. Pedagoget dhe studentet duke ndjekur qellimet e tyre akademike ne kuader te programeve akademike zhvillojne aftesite e tyre dhe i perdorin ato per te shtuar vleren individuale dhe ate te institucionit. Garanci per moskomercializimin e produktit akademik jane vete akademiket menaxhere te fuqizuar ne te gjitha nivelet te cilet njekohesisht kontribuojne ne suksesin komercial te ndermarrjes qe eshte domosdoshmeri per ekzistencen e vete universitetit.
Cilat do te jene disa prej projekteve qe UET do te ndermarre nen drejtimin tuaj ne kushtet kur duket se oferta akademike eshte tejet e ngopur
Pertej nje lloj ngopjeje sasiore serish pesha e arsimit te larte privat mbetet e vogel ne raport me teresine e sistemit. Ajo ndoshta nuk i kalon 10 te teresise se sistemit te arsimit te larte. Por sidoqofte pas nje faze te pare ku eshte nginjur kerkesa sasiore per studime te larta pa neglizhuar te gjitha perpjekjet cilesore kemi nevoje per nje faze te re. Kjo faze e re duhet te siguroje nje pergjigje adekuate te tregut te punes per specialitete te reja. Po ashtu ne synojne qe shume shpejt te ofrojme nje grup masterash profesionale ne bashkepunim me Universitetin e Aston ne Angli te cilet do te jene me numer te mbyllur dhe hyrja ne ta do te jete me konkurs. Kompletimi i cikleve te studimit do te jete po ashtu sfida jone pasi se fundi Keshilli i Akreditimit dha vleresim pozitiv per programet tona te ciklit te dyte qe jane ne diplomim e siper. Kjo bashke me nje theks te forte te kerkimit shkencor ku Universiteti Europian i Tiranes do te angazhoje 10 per qind te buxhetit te tij.

CV e Dr. Teuta Dobi

Dr. ne shkencat inxhinierike Universiteti Politeknik i Tiranes
MA ne administrim Universiteti i Tiranes
MA ne shkencat inxhinierike Univers
Specializim ne SHBA bursa Hamphry
Kryetare e Shoqates se Fullbrajtisteve te Shqiperise
Drejtuese dhe administratore ne disa prej kompanive si Petrolifera italo - albanese Antea - Titan etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›