Shkodra në protestë: Nuk e duam centralin bërthamor
Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar dje paradreke një protestë qytetare kundër ndërtimit të centralit bërthamor. Protesta ka ngjallur dhe interesin e mediave malazeze, të cilat kishin ardhur enkas për të ndjekur këtë zhvillim. Kjo, pasi ideja për të pasur një central bërthamor në kufirin mes dy vendeve është shqetësim i përbashkët. Ndërsa, qytetarët e Shkodrës kanë hedhur idenë e përgatitjes së një ligji kundër ndërtimit të centraleve bërthamore.
Protesta ka nisur rreth orës 10.00 në qendër të qytetit përpara godinës së prefekturës. Më pas protestuesit kanë ecur me pankarta në duar përgjatë rrugës kryesore të qytetit. Oratorë të ndryshëm në fjalën e tyre i kërkuan qeverisë, që as të mos e mendojë se në Shkodër mund të ndërtojnë central bërthamor. Në të njëjtën kohë, organizatorët e kësaj proteste, grupimi kundër ndërtimit të centralit bërthamor në Shqipëri, kanë kërkuar që Parlamenti shqiptar të miratojë një ligj kundër ndërtimit të centraleve bërthamore në vendin tonë.
Marshimit të protestuesve, të cilët mbanin në duar parulla, ku shpreheshin mendime të ndryshme kundër centralit bërthamor u janë bashkuar me dhjetëra kalimtarë të rastit.
Në protestë ishin të pranishëm rreth 300 qytetarë të Shkodrës, të moshave të ndryshme. Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa forcat e rendit janë kujdesur për mbarëvajtjen e saj, duke bllokuar qarkullimin, në rrugët ku kalonin protestuesit.
Ditët e fundit, qyteti verior ka pasur zhvillime, ku qytetarët, në forma dhe mënyra të ndryshme janë shprehur kundër ndërtimit të centralit bërthamor.
Pas vendosjes së posterave, në rrugët kryesore të qytetit dhe reagimeve të qytetarëve kundër centralit ishte politika e majtë dhe e djathtë në Shkodër ajo që reagoi kundër këtij projekti. Më pas, përshkallëzimi i reagimeve vazhdoi me protestën paqësore të qytetarëve në rrugë.