Bode: Kriza? Asgjë nuk na tremb
Ministri i Financave mbetet i palëkundur rreth planit për të mos marrë asnjë masë antikrizë, për aq kohë sa vendi nuk është prekur ende. Në të paktat raste, kreu i Financave, Ridvan Bode, u ka kthyer përgjigje të gjithëve që mendojnë se financat e shtetit shqiptar dhe politikat fiskale duhen rishikuar. Parashikimet e ndërkombëtarëve, sugjerimet e Bankës së Shqipërisë dhe kërkesat e vazhdueshme të komunitetit të biznesit nuk kanë bërë të mundur ndërrimin e planit për ministrin Bode, i cili edhe një herë theksoi se ekonomia po ecën sipas parametrave të parashikuar në buxhetin e vitit 2009. I gjendur në konferencën për shtyp, për të analizuar situatën ekonomike të tremujorit të parë, ministri vuri në dukje faktin se, kriza ekonomike nuk përbën shqetësim për qeverinë, për aq kohë sa impakti i saj paraqitet i vogël, falë masave të marra në katër vjet reformash. Ministri i ktheu përgjigje biznesit, duke thënë se "kërkesat e tyre për shtyrje TVSH dhe heqje referencash nuk qëndrojnë". Bode hodhi poshtë sugjerimin e BSH-së, për një rishikim të buxhetit, kurse parashikimeve të ndërkombëtarëve për rënie ekonomike, ministri u përgjigj me, "në kohë krize, askush nuk e di saktësisht se cilat janë pasojat". Dhe në fund, mësohet treguesi i rritjes ekonomike, që si tremujor mund të dalë 4-5 për qind, shifër që nuk haset në asnjë nga raportet e institucioneve financiare.
Kërkesat e biznesit
Bizneset në ditët e fundit kanë rritur tonet për reduktim të përdorimit të referencës në dogana. Kërkesa e tyre është mbështetur edhe nga opozita, me faktin se referencat doganore janë mjeti më i duhur për të rritur artificialisht të ardhurat. Shumë nga bizneset importuese ankohen për vlerësim të mallit tej realitetit, duke rënduar pa shkak mallin. Ministri nuk pranoi pretendimin se referencat përdoren në të gjitha rastet, por vetëm kur malli nuk shoqërohet me faturë të rregullt. "Përdorimi i referencave në dogana shmang diskriminimin dhe rrit konkurrencën mes bizneseve. Megjithatë, tendenca për uljen e tyre po vjen gjithnjë e më shumë", tha Bode. Sipas tij, referencat mund të bëhen zero vetëm nëse bizneset do t‘i përdorinin të gjitha faturat e hyrje-daljeve të mallrave online. Bode sulmon ato biznese që ngulmojnë në heqjen e referenceve duke thënë se, "sigurisht që individë të veçantë që kanë huqin e vjetër të fshehjes se vërtetave tregtare janë të interesuar për të bërë presion për këtë çështje". Duke folur për situatën ekonomike të bizneseve që prodhojnë veshje, ministri nuk pranoi krizë në sektor. "Të dhënat tona nuk flasin për një rënie të përpunimit aktiv të mallrave të fasonit. Në shumë vende kompani të mëdha perëndimore kanë mbyllur atelietë e tyre për t‘i transferuar në vende ku gjejnë kushte më të përshtatshme. Shqipëria mbetet një vend me kushte të përshtatshme, për shkak të nivelit relativisht të ulët të pagës dhe nivelit tatimor", tha ministri, i cili theksoi se, rimbursimi i TVSH-së për sektorin fason është kryer me procedura të përshpejtuara. Për heqjen e TVSH në disa sektorë dhe shtyrjen e afatit për pagesën e taksës, Bode nuk pranoi asnjë kërkesë të Dhomës së Tregtisë të Tiranës, e cila një ditë para konferencës së ministrit propozoi masa të reja. "Shtyrja e TVSH-së po kryhet sipas ligjit të ri, nga 1 në 2 vjet, madje dhe më shumë, në varësi të investimit", tha Bode. Heqja e pagave referuese është një tjetër kërkesë e biznesit, por edhe në këtë pikë, ministri i Financave nuk bie dakord. "Çështja e pagave referuese është çështje e rregullimit të konkurrencës në raport me biznesin. Pagat referuese janë dukshëm nën nivelin e vërtetë të pagave që paguhen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ne do vijojmë të mbajmë instrumente të tilla që mundësojnë trajtimin e njëjtë dhe të barabartë të të gjithë aktorëve që veprojnë në tregun e brendshëm", tha ministri.
Ndërkombëtarët
Javën e kaluar Banka Botërore i sugjeroi qeverisë që të rishikojë nivelin e TVSH-së, të paktën për faturat e energjisë elektrike, duke u nisur edhe nga fakti se tashmë marrëveshja me FMN-në, që e ndalonte një gjë të tillë, nuk ekziston më. Ministri u përgjigj dje për herë të parë rreth kësaj pike, duke e kundërshtuar me forcë. "Nuk mendoj se është një stimul fiskal për ekonominë ulja apo prekja e TVSH-së. Personalisht jam i bindur, që mbajtja e TVSH-së në nivelin 20% përbën veprimin më pozitiv që ekonomia shqiptare të konkurrojë në tregun rajonal dhe më gjerë", tha ministri, i cili 4 vjet më parë premtoi ulje të taksës. Kohët kanë ndryshuar dhe premtimet elektorale nuk do të ishin zgjedhje e mirë për ekonominë, vijoi ministri. Duke mbetur në raportin me ndërkombëtarët, të cilët gjithnjë e më shumë po deklarojnë rënie ekonomike për Shqipërinë, Bode u shpreh i sigurt se, "askush nuk është në gjendje të japë një parashikim të saktë‘.
Rritja 4.5% dhe BSH
INSTAT deklaroi se rritja ekonomike në 2008 rezultoi paraprakisht 8%, kurse fillimi i 2009-s, duket i paqartë. Megjithatë, Ministria e Financave e ka një parashikim të rritjes së PBB-së, nëse ecuria e investimeve dhe të ardhurave ecën sipas ritmeve të deritanishme. Ministri Bode deklaroi dje se, parashikimet paraprake falin për një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 4-5%, edhe në rast tkurrjeje të ekonomisë. "Parametrat e buxhetit po ecin sipas parashikimit. Si rrjedhojë, nuk mendojmë të rishikojmë objektivat buxhetorë 2009 të miratuar nga Kuvendi", ishte një tjetër përgjigje e kreut të Financave drejtuar BSH-së, e cila në dy javët e fundit është treguar skeptike rreth situatës financiare të qeverisë.
Ministri pranon:
Investimet po rriten
nga Rrëshen-Kalimashi
Gati 50 për qind e shpenzimeve publike po shkojnë vetëm për rrugën Rrëshen-Kalimash, duke dhënë ndikimin kryesor në rritjen e investimeve, si tremujor. Për ministrin është normale që një objekt i vetëm të marrë kaq shumë para në një kohë që përbën prioritetin kryesor të qeverisë. Kreu i Financave nuk shqetësohet nga ky fakt, pasi edhe në objekte të tjera po punohet. Ministri garantoi se rruga në të ardhmen do të marrë akoma e më shumë fonde, duke zënë 60% të shpenzimeve. "Përshpejtimi i punimeve në këtë objekt lidhet me faktin që ka një angazhim dhe program për të përfunduar deri në muajin qershor", tha Bode. Shpenzimet kapitale në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar janë rritur me 3.3 herë ose nga 5 miliardë lekë që kanë qenë në tremujorin e parë të vitit të kaluar, janë 18 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2009.