E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra ngrohet ne diell, iken uji

Nga Shkodra, Rozeta Rapushi
Nje dite me diell ne qytetin e Shkodres. Per shumekend nje fjali e tille mund te duket e cuditshme, sa here mund te dale dielli ne nje vit? Cfare ka, per kaq te vecante ne kete fenomen te shpeshte natyror. Por per qytetin e Shkodres, nga fillimi i ketij viti e deri me sot, dalja e diellit pa diskutim eshte dicka e vecante. Jehona e permbytjeve ne zonen e Nenshkodres, qindra banore te fshatrave te permbytura te strehuar ne kete qytet, si dhe perjetimi i daljes se Bunes ne rruget hyrese te qytetit, dalja e diellit pas rreth dy javesh shi e permbytje, eshte sigurisht nje lajm i mire. Per te mos e ekzagjeruar aspak, eshte lajmi me i mire per kete vit qe trokiti me shi e permbytje. Shpresa duket qarte edhe tek te evokuarit e zonave te permbytura. I tere fshati Guri i Zi, rreth 250 persona, te strehuar ne ambientet e konviktit te shkolles industriale "Arben Broci" jane optimist, se nese koha vazhdon keshtu, ashtu sic shprehen edhe ata "dashte Zoti", ne fillim te javes se ardhshme do te rikthehen ne shtepite e tyre. Ne nje kohe kur dukej tejet e veshtire te mendohej se banoret e kesaj zone, shtepite e te cileve jane pothuajse totalisht nen uje, te mund te kene energjine dhe buzeqeshjen, se neser do te jete me mire. Solidariteti i gjithe shqiptareve, ndihma e gjithsecilit, iu ka dhene kurajen ketyre njerezve qe te perballojne situaten e krijuar dhe per me teper te mos kene as ankesen me te vogel, ndaj kushteve te jeteses ne kete shkolle. Familjet e ketij fshati, grate te cilat munden te gjenim diten e djeshme ne ambientet e konviktit te shkolles, pasi burrat (kryefamiljaret) po ndihmonin forcat e ushtrise ne shpetimin e shtepive te tyre dhe gjese se gjalle, u shprehen se nuk ankohen aspak as nga kushtet, as nga ushqimi dhe aq me pak nga trajtimi ne konviktin e shkolles ku jane akomoduar. Perkundrazi, sipas te gjithe banoreve dhe sic permenda me siper, jane jo pak por 250 te tille, kushtet jane te mira dhe ushqim kane boll!. Ne fakt ashtu sic mund te konceptohet nje konvikt, nje dhome ishte e pajisur me kater shtreter, ku mund te qendronte fare mire nje familje me nje numer jo te larte anetaresh. Luksi nuk mund te pretendohej, si nje televizor, frigorifer apo pajisje te tjera. E zgjidhur ishte vetem ceshtje e ngrohjes, ku per cdo dhome, kishte dy kalorifere qe punonin me gaz. "Per cdo familje ka ne dite ushqime te mjaftueshme. Konserva mishi, 6 shishe uji, 3 kg fasule, sheqer, kripe dhe makarona", tha per gazeten "Koha Jone", nendrejtori i shkolles Angjelin Voci. Kushte per te cilat banoret "part-time" ishin teper te kenaqur. Ndonese me mendjen tek shtypi dhe orendite e tyre, optimizmi dukej kudo dhe me falenderimin e madh se pervec qeverise, i tere populli eshte solidarizuar me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›