Terhiqet uji nga Shkodra, qetesohet Buna
Ulet ndjeshem niveli i ujit, i mbi mbushjes se Bunes ne rruget e qytetit te Shkodres. Deri ne dhjete centimetra llogaritej niveli i ujit ne hyrje te ketij qyteti ne mesditen e djeshme. Nderkohe qe ne rruget e tjera te tij, pothuajse gjithcka ishte thare. Ne sy te binte vetem hyrja ne Shkoder. Dy te krahet e rruges kryesore, nacionale anes Bunes, ishin te mbushura me uje, deri tek trotuaret. Por gjithcka mbaronte per pak metra. Ashtu sic e kane edhe ne tradite, shkodranet thuajse e kishin kaluar edhe kete situate, me levizjet e tyre te perditshme me bicikleta. Pa pasur aspak nevojen e cizmeve te llastikut, apo rrobave rezistente ndaj ujit, kalimi me biciklete, i shpetonte teresisht pa u lagur. Situata nuk mund ti shpetonte peshkatareve. Pa u lodhur aspak, kete here, peshkataret por edhe ata qe peshkimin e kane pasion, nuk kishin rezistuar, pa qendruar fare prane trotuareve te rruges, duke hedhur grepin per peshq ne Bune. Me te prekurit ishin bizneset dhe pallatet ne ndertim ne anen e Bunes dhe fare prane shtratit te saj, te cilet vijonin qe qendronin ndonese pak centimetra, por nen uje. Ajo cka eshte e rendesishme, rruget drejt veriut te vendit ishin te kalueshme. Pa qene nevoja per makina te larta apo te ushtrise. Per pasoje edhe qyteti duket se i ishte kthyer teresisht normalitetit. Niveli ujit ishte ulur edhe nga lumi Drin dhe koha e djeshme, duket se ndihmoi ne uljen e nivelit te permbytjeve dhe rritjen e shpreses qe kjo situate te marre fund sa me shpejt.