Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” dhuron gjak
Liri Berisha në Lushnje në Ditën Botërore të Talasemisë
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, në mbështetje të vashdueshme ndaj fëmijëve talasemikë dhe familjeve të tyre, ishte sot në Qëndrën e Trajtimit të Hemoglobinopative në qytetin e Lushnjes për të dhuruar gjak. Kesaj nisme te Fondacionit i’u bashkuan edhe personalitete te jetes publike
Janë zonja të njohura në vend e po dhurojnë gjak për personat talasemikë. Këtë po e bëjnë nga spitali i Lushnjes një nder vendet me numër të lartë të të sëmurëve të tillë.
Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha bëri apel për mbështetje të fëmijëve talasemikë.
Thirrjen e saj zonja Beriasha ua drejtoi edhe çifteve të reja në prag të planifikimit të jetës së tyre familjare. Të bëjnë një analizë gjaku, pasi 8-9% e popullsisë në vendin tonë janë bartës të genit talasemik.
Si pasojë e levizjes së lirë të njerëzve, përballja e mjekëve me sëmundjet e lindura të gjakut po bëhet më e shpeshtë jo vetëm nga zonat ku ato janë më të përhapura si Lushnje e Fier, por në mbarë vendin.