E Diel, 1 Nëntor 2026

Egin Ceka jep dorëheqjen e parevokueshme si diplomat në Vjenë

08-05-2013 / Gazeta 55

Komisioni hetimor për incidentin në Vjenë, dëshmon diplomati Ceka

Është mbledhur komisioni hetimor për incidentin Rama-Ceka në Vjenë. Në këtë seancë diplomati Egin Ceka dëshmoi lidhur me këtë incident  në Akadaminë Diplomatike. Por pas sqarimit të detajuar të përplasjes me kreun Rama, Ceka dha dorëheqjen e parevokueshme si diplomat në Vjenë. “Më 24 prill  u organizua një aktivitet me Ramën. Ky i fundit tha se diplomacia është e politizuar. Rama më urdhëroi të largohem nga salla. Gjesti i tij tejkaloi kufijtë njerëzorë. I thash Edi Ramës se një njeri që sillet në këtë mënyrë nuk meriton të qeverisë vendin asnjë minutë. Nuk iu përgjigja provokimit të Ramës, i cili mu adresua me shprehjen “si i ati dhe i biri””, u shpreh Ceka.
Njëkohësisht, diplomati gjatë dëshmisë së tij deklaroi se kryesocialisti Rama ka reaguar dhunshëm ndaj tij. “Veprimi i Ramës në Vjenë dëmton imazhin e vendit dhe diplomacisë shqiptare”, theksoi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›