Shkodra, qyteti i Kushtetutës mahnitëse
Në fundin e shekullit XIII dhe fillimin e shekullit XIV, nis pas shumë shekujsh, në historinë e qytetërimit evropian, të marrë terren, ajo që thirret shpërbërje e Perandorisë Kristiane. Kjo Perandori, jeta e së cilës kishte zgjatur jo pak, por gati dhjetë shekuj, duke dominuar tërë hapësirat gjeografike kontinentale, i linte vendin krijimit të formacioneve të reja politiko-administrative, të thirrura Regna dhe Komuna… E thënë me fjalë të tjera, nëpër territoret e kontinentit plak, fillojnë të krijohen për herë të parë mbretëritë e vogla, principatat apo despotatet.
Por, nëse në Perandorinë Kristiane i tërë pushteti politik, administrativ dhe ligjor i takonin Perandorit, ndërsa ai moral e religjioz kishës, në kushtet e shpërbërjes së saj, realitetet e reja ofronin një numër problemesh që kërkonin zgjidhje. Kush do të ishte autoriteti politik që do të zëvendësonte Perandorin në mbretëritë e porsaformuara? Kush do të ishte legjislatori? Cilat do të qenë institucionet administrative dhe kompetencat e tyre? Cilat do të qenë aktet ligjore që do të administronin këto realitete?
Filozofët dhe mendimtarët e doktrinave filozofike të së drejtës, Bartoldo Baldo, Viko, etj., ofruan për herë të parë, ato kohë, konceptet se "ashtu siç kishte qenë Perandori për perandorinë, duhej të ishte tanimë Mbreti në mbretërinë e tij (Regnën apo Komunën)...".
Pra, Mbreti, në njësinë administrative të tij, duhej të ishte autoriteti që do të administronte politikisht, administrativisht dhe ligjërisht, njësinë territoriale nën juridiksion.
ARBËRIA DHE SHKODRA
PAS SHPËRBËRJES SË
PERANDORISË KRISTIANE
Nën këto koncepte filozofiko-juridike, nën këto të drejta dhe atribute politike, mbretëritë e vogla të porsakrijuara, si mbetje të shpërbërjes së Perandorisë Kristiane, filluan të hartojnë aktet e para ligjore, që do të shërbenin për të administruar dhe drejtuar jetën e mbretërive, komunave, principatave apo despotateve, etj.
I takon kësaj kohe lindja e konceptit juridik se "ligji duhet të hartohet dhe kalojë nga populli, ndërsa Mbreti vetëm duhet ta shpallë atë", duke i hapur kështu rrugën mendimit juridik të traditës britanike, për kufizimin e pushtetit dhe të drejtave të monarkëve. (Kujtojmë se Britania, më 1275, me "Magna Carta" i kish hapur rrugë kufizimit të pushtetit të monarkëve.)
Për gati dhjetë shekuj edhe Arbëria, e përfshirë nën Perandorinë Kristiane Perëndimore dhe mandej nën atë Lindore, gjendej në këta dy shekuj, në të XIII-XIV, në hullinë e ndryshimeve dhe të formimit të njësive administrative të reja, të principatave dhe komunave. Pra, territoret arbërore, vihen kështu në baraskohë me ndryshimet politiko-ligjore evropiane.
Por, ndryshimet nuk qenë vetëm të karakterit politiko-administrativ, ajo që ka rëndësi të madhe është se, ndryshimet qenë edhe të fushës ligjore. Pikërisht, atëherë kur mbretëritë evropiane fillojnë të hartojnë aktet e para ligjore, statutet e tyre, që rregullonin dhe administronin tërë jetën qytetare të mbretërisë, ekonominë, politikën, të drejtat dhe detyrimet qytetare, ato familjare, financiare, etj., tamam në këto kohë qyteti arbëror i Shkodrës, ndër të parët dhe të rrallët në Evropë, harton Statutin, pra Kushtetutën e tij.
NDËR TË PARËT NË EVROPË,
SHKODRA HARTON STATUT-KUSHTETUTËN E SAJ
Është të paktën i vërtetuar, viti 1346, koha në të cilën është hartuar ky dokument i rëndësishëm, "STATUTA SCODRAE". Një dokument ligjor, një monument i vërtetë juridik, plotësisht bashkëkohor dhe në parametrat e akteve simotra evropiane, që porsa kishin filluar të hartoheshin. Me pak fjalë, ai është një Kod i plotë Ligjor, në dimensionet dhe misionin e një Kushtetute të mirëfilltë. Ai formulohet në këto standarde, sepse vetë shoqëria qytetare e këtij vendi, Shkodrës, kishte arritur ato zhvillime, ato nivele, ato standarde, atë kulturë dhe ato modalitete, sa bënin të domosdoshëm një akt të tillë, që të mund të përshtatej realisht dhe të administronte praktikisht këto kushte dhe realitet.
Siç do të shohim më poshtë, prej këtij akti ne mësojmë dhe dallojmë qartë se ai jo vetëm reflekton, por edhe administron realisht një shoqëri qytetare shumë të avancuar, pse jo një popullsi me pretendime dhe standarde elitare për Evropën e asaj kohe. Dhe Shkodra, padyshim ishte një qytet elitar i tillë.
"STATUTI I SHKODRËS"
DHE KANUNI I LEK DUKAGJINIT
Duke parë dispozitat konkrete të Statutit dhe marrëdhëniet konkrete që ato rregullojnë, detyrimet që dalin prej tyre, çfarë sanksionojnë, normat dhe distancat urbane qytetare që pretendojnë të mbrojnë, të drejtat dhe kompetencat e institucionit të Mbretit, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të gjykatave, barrierat ligjore për parandalimin e krimit dhe të korrupsionit, dëshmitari dhe të drejtat e tij, noteri, përmbaruesi, llojet e veprave penale, masat administrative që parashikohen, etj., kupton fare qartë se në ç‘nivele të avancuara qytetare dhe zhvillimi gjendej ky qytet - Shkodra dhe në tërësi kjo njësi administrative, Komuna e Shkodrës.
Duke e parë me kujdes tërë këtë akt themeltar të rendit juridik, të përpiluar me standarde profesionale të admirueshme, me një kulturë të lartë statiste dhe qytetare, nuk ka se si të mos kthejmë vështrimin tonë te Kanuni i Lek Dukagjinit, i cili është konsideruar gjer më tash si i vetmi dokument i rëndësishëm dhe bazal, që ka administruar jetën shqiptare në Mesjetë.
Por, ndërsa "Kanuni i Lek Dukagjinit", na ofron imazhet e një shoqërie shqiptare të perënduar dhe mbetur pas, në provinca të thella, vështirë të arritshme, të administrueshme dhe të qeverisshme, larg idesë së institucioneve, rregullave dhe hierarkisë statiste; në të kundërt, një pamje dhe realitet krejt tjetër na ofron "Statuti i Shkodrës", imazhet e një bote të civilizuar, të shoqërisë shqiptare të kohës, të barasvlefshme me qytetërimin evropian; të kontrolluar dhe administruar rreptësisht nga ligji, rregulli, drejtësia.
Përmes këtij dokumenti - Kanunit, formohen impresionet e deformuara, se shoqëria shqiptare mesjetare, shfaqet të jetë një shoqëri thjesht rurale, që administrohej nga norma dhe doke zakonore orale, një bote pastorale apo më thellë akoma se baritore. Përmes analizës së Kanunit të krijohet përshtypja se realiteti shqiptar është ende i pa urbanizuar, ende pa institucione dhe struktura të mirëfillta shtetërore, i mbetur pas në kohë, në raport me shoqëritë fqinje evropiane, që shkonin në kreshendo drejt prosperitetit të vazhdueshëm.
Por, në kundërshtim me këtë peizazh baritor dhe klanor që ofron "Kanuni", ky monument i mahnitshëm juridik, "Statuti i Shkodrës", afrohet të na thotë se "shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri pastorale, as një popullsi baritore, që rregullon lëvizjen dhe veprimtarinë e saj me kujtesën zakonore tradicionale - kanunore … nuk është një shoqëri me diferenca gjinore, e mbytur nga gjaku dhe gjakmarrja, por ajo është një shoqëri qytetare, me standarde civilizimi bashkëkohor, e denjë dhe e barabartë për t‘u capitur krah për krah mbretërive të tjera evropiane të kohës... ".
Padyshim, zonat e thella dhe të largëta rurale, ato kohë të errëta mesjetare, ruanin ende rite të traditave të lashta dhe relike mitologjike, që pozita gjeografike ua ofron si privilegj vetëm këtyre terreneve.
Por, po kaq i vërtetë është për ne tanimë fakti, se popullsia qytetare shqiptare i qe përngjitur natyrshëm, pa drojë, civilizimit bashkëkohor evropian, madje në stadet më të avancuara të tij, me standarde dhe instrumente ligjorë avangardë të tipit më relevant "Statut", i thënë ndryshe "Kod i zgjeruar ligjor" apo më saktë "Kushtetutë".
Themi "Kushtetutë", pasi për nga fuqia legjislative, që mbart ky dokument, objekti që trajton dhe administron, fushat ku ai shtrin efektet e tij, kompetencat që ngarkon, etj., ai ka vlerën, natyrën dhe atributet e një ligji themeltar, pra të një Kushtetute.
"STATUTI I SHKODRËS"
DHE STATUTET E MBRETËRIVE EVROPIANE
Shkrimi i këtij "Statuti" daton, të paktën, që në vitin 1346, kohë në të cilën territoret arbërore i nënshtroheshin zhvillimeve të rëndësishme politike, ekonomike, administrative dhe ligjore.
Aty nga mesi i shekullit XIV, largohen përfundimisht bizantinët nga këto anë dhe vendin e tyre, më 1350, e zënë anzhuinët, por pa zgjatur shumë, më 1355, pushtuesit serbë të Stefan Dushanit zaptojnë për disa vite Ballkanin Qendror dhe atë Jugor, duke përfshirë edhe territoret e Arbërisë. Edhe këta nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë, pasi tanimë princat e fuqishëm shqiptarë, Balshajt, Topiajt, Komnenët, Zenevisët, Kastriotët dominojnë dhe shtrijnë hegjemoninë e tyre nëpër pjesë respektive të vendit.
Disa nga qytetet arbërore, si Durrësi, Shkodra, Drishti e Danja, në këtë hark kohor vihen në zotërim të venecianëve. Bota arbërore ishte në kontakte dhe marrëdhënie intensive e të vazhdueshme me brigjet e Evropës Perëndimore, me tregjet dhe metropolet e saj. Duke qenë kështu, ajo merr e jep reciprokisht me ato anë, prandaj nuk është rastësi që koha e shkrimit të këtij "Statuti", përkon me daljen në dritë të "Statuteve" të parë, të këtij lloji, në Evropë.
Padyshim, ai ka ngjashmëri, ka prurje dhe simbolika që e ofrojnë atë me Statutet e tjera të Regnave apo Komunave, pra të Mbetërive të para italike. Por, ky nuk është ndonjë fakt apo arsye që ul vlerat e këtij "Statuti", përkundrazi! Ajo na rrëfen komunikimet interaktive të saj me botën e qytetëruar, marrëdhëniet e shumta dhe intensive me të.
Qytetërimi mesjetar dhe ai modern, jo vetëm tek ne, por në tërë anët e shtrirjeve të tij gjeografike, ka huazuar nga fqinjët dhe më gjerë, prej kodeve zakonorë, prej dokumenteve juridikë të lashtë, të popujve të vjetër, të rinj, të qytetëruar apo tanimë të harruar.
Kështu kodet, statutet apo aktet e mbretërive evropiane, të cilat filluan të formohen këto kohë, në shekujt XIII-XIV, u mbështetën në traditat e hershme juridike britanike dhe më tej akoma në ato gjermanike. Por, duke zbritur edhe më thellë nëpër shekuj, tanimë është provuar se edhe traditat britanike apo gjermanike janë influencuar dhe kanë marrë prej mendimit filozofik dhe atij ligjor të antikitetit, nga kodet dhe e Drejta Romake, nga konceptet e së drejtës së Platonit apo Kushtetutat e Aristotelit dhe këta të fundit prej babilonasve, egjiptianëve, fenikasve e pse jo dhe prej botës budiste, të Lindjes së largët.
Bota, në thelb, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë e ka dhënë me bujari vlerat dhe eksperiencën e saj të brezave, ka përshtatur ato në kushtet specifike të vendit të vet për interesat e progresit.
Por, këto arritje dhe standarde ligjore nuk mund të merreshin dhe aplikoheshin kudo, te popuj të tjerë, pasi aplikimi i tyre, në terrene të tjera, kërkon para së gjithash një infrastrukturë të nevojshme, të domosdoshme dhe të përshtatshme për t‘u zbatuar; kërkohen nivele dhe kushte të caktuara ekonomike, teknologjike, kulturore, morale dhe qytetare.
Nuk mund të aplikohet legjislacioni i një rendi të avancuar shoqëror në një popullsi ende primitive, e thënë me fjalë të tjera, nuk mund të zbatohej legjislacioni i një shoqërie të avancuar moderne, në një popullsi të prapambetur, që jetonte ende nën një organizim tribush, nën struktura sociale, klanore, fisnore e baritore.
Legjislacioni ndjek një parim racional, ai lind dhe vjen në përshtatje me realitetet multidimensionale të zhvillimit për t‘u bërë shprehës, mbështetës dhe nxitës i tyre.
Legjislacioni britanik i industrisë tekstile, i fillimit të shekullit XIX, u hartua dhe miratua kur lindën manifaturat. Pra, ai nuk mund të lindte në shekullin X, pa lindur ende kjo lloj industrie. Pra, lindi një realitet, i cili kërkoi në mënyrë të natyrshme aplikimin e një legjislacioni mbështetës, mbrojtës dhe nxitës të nevojshëm. Pra, ky legjislacion nuk mund të hartohej dhe aplikohej në Anglinë e shekullit XIII, kur ende nuk njihej industria e aq më pak ajo tekstile.
Në këtë kuptim, "Statuti i Shkodrës" u hartua për këtë qytet, si një nevojë dhe refleks i një realiteti, i ekzistencës së një infrastrukture ekonomike, politike, morale bashkëkohore, e cila kërkonte të rregullohej, mbrohej dhe administrohej me ligj. Nëse stadet e zhvillimit të Shkodrës, apo më gjerë ato arbërore, ishin të barasvlefshme me ato evropiane, ishte krejt e natyrshme që të aplikoheshin standarde ligjore të njëjta apo të përafërta me to.
Çfarë bën sot bota e qytetëruar? Për kushte të barabarta ekonomike dhe politike aplikon standarde të njëjta apo afërsisht të njëjta ligjore. Pa ekzistencën e këtyre kushteve nuk mund të hartohej dhe të zbatohej në Shkodër ky "Statut", aq më pak, të drejtonte dhe administronte jetën qytetare të vendit.
"STATUTI" - NJË INSTITUCION DHE AUTORITET
I SË DREJTËS DHE SHTETIT LIGJOR
Analiza konkrete juridike e këtij "Statuti", pa asnjë mëdyshje është një ndërmarrje e madhe dhe e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një dokument multidimensional, që rrok disa disiplina dhe fusha të së drejtës. Ai është dhe duhet të jetë objekt i analizave, studimeve shkencore, referencave, monografive dhe debateve të gjëra. Juristët, studiuesit e jurisprudencës dhe historianët kanë shumë ç‘të shikojnë, të rishikojnë apo të riparojnë nën imazhet e reja që ofron ky monument i papërsëritshëm, i panjohur gjer më tani.
Statuti ka rreth 270 nene, i plotësuar dhe i shtuar disa herë më vonë. Gjuha e shkruar e dokumentit është latinishtja, sepse siç dihet ajo ishte gjuha zyrtare e shkrimit të akteve të kohës.
"Statuti" sanksionon formën politike të organizimit shtetëror dhe përcakton atributet e Mretit si kreu i shtetit. Duke folur për këtë të fundit, në një numër dispozitash të "Statutit", përcaktohen të drejtat e tij si autoriteti që ka të drejtën e mobilizimit për luftë, çka nënkupton edhe të shpalljes së saj, të caktimit të gjyqtarëve që do të administrojnë një numër të konsiderueshëm çështjesh të pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor, etj.
NJË PËRMBAJTJE E SHKURTËR E
"STATUTIT TË SHKODRËS"
"Statuti" përcakton qartë Komunën e Shkodrës, (që nënkupton qytetin dhe fshatrat përreth) si njësi administrative më vete. Nga shqyrtimi i të gjitha dispozitave të "Statutit" kuptohet qartë se "Komuna" gëzon një pavarësi të zgjeruar.
Organi kolegjial, që drejton veprimtarinë e Komunës, është "Këshilli", i cili ka të drejtë të nxjerrë "akte" në përputhje të plotë me normat e "Statutit". Funksionet e tij përcaktohen në nenet 100 dhe 101. Është me interes të thuhet, se për të ruajtur objektivitetin në vendimet që ai pritet të marrë, në mbledhjet e radhës, ky organ Këshilli, përjashton nga mbledhja çdo anëtar këshilli që ka lidhje me qytetarin, i cili është thërritur për t‘u pyetur apo gjykuar nga ky "këshill".
Në kapitujt e parë të "Statutit", (nenet 8, 9, 10 ,11, 12, 13, 14,…17,18,) renditen një numër dispozitash që përcaktojnë rregullat dhe detyrimet qytetare për respektimin e normave urbane, ndërtimin e shtëpive, meremetimin e tyre, pozicionin e ndërtimit të hyrjes, të ngritjes së shkallëve, mbi themelet, mbi oborrin dhe muret rrethues, respektimin e distancës nga fqinjët…shkarkimet e ujërave, etj.
Është me shumë interes të nënvizohet fakti se ky ligj përcakton kushtin që çdo ndërtim i ri mund të ngrihet vetëm mbi bazën e një vendimi gjykate të miratuar dhe të pasqyruar në një dokument me shkrim të hartuar nga noteri.
Me dispozitë të veçantë, që parashikojnë sanksione të rënda, në këtë "Statut", përcaktohet rregulli për "ndalimin e hedhjes së mbeturinave-plehrave nga dritarja, ballkoni apo qilari në rrugët publike apo rrugët e zakonshme të qytetit…".(neni 24)
Mandej në Statut renditen një numër dispozitash që përcaktojnë të drejtën e ushtrimit të një numër zejesh-profesionesh dhe bashkë me to detyrimet fiskale të zejtarëve ndaj komunës. (nenet 27…31)
Problemet e bujqësisë dhe të gjitha llojet e punëve bujqësore, nga punët angari, mbjelljet dhe gjer në kohën e korrjeve, shirjeve, mbledhjen e prodhimet, etj., janë renditur me një kujdes të veçantë dhe në dispozita më vete në këtë ligj. (neni. 33…49)
Ajo që vlen të nënvizohet është prioriteti dhe privilegji që u paracakton ky "Statut" dhe nenet e tij të punëve të bujqësisë dhe veçmas sezoneve të mbjelljeve dhe korrje-shirjeve. Aq vëmendje ka ofruar ai në këto punë, sa i jep të drejtë çdo qytetari të kundërshtojë dhe të mos zbatojë jo vetëm urdhrin dhe thirrjen e gjykatës, por edhe vetë Mbretin në stinët e punëve të tilla.
Këto norma të kujtojnë Kushtetutën Amerikane, e cila ndalon fushatat elektorale, zgjedhore të mbahen në kohët e mbjelljeve dhe korrje-shirjeve, pra të mbledhjes së prodhimeve.
Përmes kësaj dispozite, por edhe ndonjë tjetre, që nënvizohet në këtë dokument, bëhet i qartë një kapërcim dhe denoncim i rëndësishëm politik dhe ligjor, që lidhet me pushtetet e pakufizuara të mbretërve në mesjetë.
Pikërisht, ky paragraf ngre barriera ndaj autoriteteve dhe autoritarizmit, gjer atëherë të paprekshëm, shikojmë një kapërcim tepër të rëndësishëm - i cili merr kurajën të kufizojë pushtetet absolute monarkike, që për shekuj kishin qenë "Zoti i vërtetë në tokë, por një zot i vdekshëm".
Në këtë monument të vërtetë ligjor ka dispozita të tëra që kanë për objekt të tyre çështje të së Drejtës Administrative, të së Drejtës Penale, të së Drejtës Civile, të së Drejtës Familjare, të organizimit dhe funksionimit të Sistemit Gjyqësor, norma dhe nene të veçantë për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në gjykata dhe në nëpunësit e drejtësisë.
"Statuti" ka edhe një numër tjetër të madh normash e rregullash, që janë hartuar për të rregulluar funksionimin normal të një fushe të gjerë veprimtarish, të komunës, qytetit, strukturave të tij, nëpunësve, gjer marrëdhënieve ndërkombëtare, etj. Shqyrtimi i tyre kërkon vëmendje, punë të madhe dhe të kualifikuar juridike, historike dhe shkencore për të "lexuar qartë shumë pjesë të padukshme dhe të panjohura të tij, të kohës kur është shkruar ai dhe të realiteteve që ai përpiqej të administronte, të njerëzve që e hartuan, krimeve më shqetësuese të kohës, të rolit real që ai ka luajtur, etj.
Jam i bindur se në të ardhmen ky "Statut" do të bëhet objekt i madh dhe i gjerë debatesh, diskutimesh, analizash e pse jo kërkimesh të gjëra me karakter shkencor; por me këtë rast do ta quaja detyrim ndaj ndërgjegjes,
TË FALËNDEROJ DHE RESPEKTOJ
Autorët e zbulimit të këtij monumenti, të Shqipërisë mesjetare, në arkivat veneciane, që i dhanë kështu mundësinë vendit tim t‘i prezantojë botës së qytetëruar një dokument që e identifikon atë në radhën e vendeve që kanë rendje të kahershme agut të civilizimit.
Një vëmendje të veçantë mirënjohjeje meriton përkthimi kompetent dhe dinjitoz i këtij dokumenti nga latinishtja, një punë e bërë më pasion dhe modesti nga njeriu i kulturuar Pëllumb Xhufi.
Por nuk mund të rri pa përmendur edhe ndonjë studiues tjetër, që është marrë me kërkimin dhe hulumtimin e dokumenteve të hershme ligjore shqiptare, që ka kërkuar dhe ka shpresuar se mund të ketë të tilla, nisur nga ndonjë pasazh të gjetur nëpër dokumente të hershme historike. E kam fjalën për prof. Aleks Luarasi, i cili përherë kish besuar pa u tërhequr se dokumente të tilla duhet të kenë ekzistuar… Dhe fati e donte që profecia, jo vetëm të provohej, por edhe të dokumentohej tanimë...