Hajduti hidhet ne lume per te shpetuar
Permet
Nje person me precedente ne grabitjen e kishave dhe banesave eshte arrestuar dje pasi kishte vjedhur nje kishe ne qender te Permetit. Burime te policise bejne te ditur se per ti shpetuar ndjekjes se policise i arrestuari eshte hedhur ne rrjedhen e rrembyeshme te lumit te Vjoses por pavaresisht nga keto perpjekje ai ka rene ne pranga te policise menjehere pas daljes ne bregun tjeter te lumit. Arben Muskonja 33 vjec nga Berati kishte hyre ne kishen e Permetit per te vjedhur kur u diktua nga disa qytetare qe telefonuan policine. Kur makinat e policise u afruan te vendi i lajmeruar Muskonja doli nga dritarja e pasme e kishes dhe u largua ne drejtim te lumit Vjosa ku dhe u arrestua.