E Diel, 1 Nëntor 2026

I vodhen parate ia kishte marre vajza adoleshente

Kruje

Nje grua nga Kruja denoncon vjedhjen e parave ne shtepi hetimet zbardhin si autore te mundshme vajzen e saj adoleshente. Mengjesin e kaluar nje shtetase me banim ne Kruje eshte paraqitur prane komisariatit te policise se ketij rrethi per te bere kallezim lidhur me vjedhjen qe persona te paidentifikuar prej saj i kane bere brenda ne shtepi. 51-vjecarja E.V. ka konstatuar zhdukjen e kursimeve 180 mije leke dhe pa ngurruar eshte paraqitur ne polici. Inspektori i zones ka nisur veprimet e para nga te cilat rezultoi se vajza 13-vjecare e denoncueses eshte autore e mundshme e kesaj vjedhjeje. Nga deklarimet e shoqeve te saj prej afro nje muaji e mitura kishte shpenzuar cdo dite shuma te konsiderueshme parash ne shkolle. Po keshtu nga hetimet e para ka rezultuar se vjedhjen e parave te shtepise 13 vjecarja e ka kryer ne bashkepunim edhe me tre persona te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›