Arratiset nga burgu i Bences i denuari per grabitje
Policia e Qarkut te Gjirokastres eshte vene ne alarm pasi nje i denuar me 14 vjet burg per grabitje me dhune qe kishte perfituar nje leje treditore te dhene nga autoritetet e burgut te sigurise se larte ne Bence te Tepelenes ka sfiduar izolimin e gjate dhe nuk eshte rikthyer me ne vendin e vuajtjes se denimit. Ende nuk ka prononcime nga policia e Tepelenes per rrethanat ne te cilat Besnik Kreci eshte arratisur nga banesa e tij qe sipas rregullave mbahet nen mbikeqyrjen e policise.
Kreci ishte arrestuar fillimisht ne vitin 2000 dhe ka dale para trupit gjykues nen akuzen per vjedhje me arme ne kufirin shteteror Shqiperi-Greqi. Gjykata e shpalli fajtor dhe e denoi me 14 vjet burg prej te cilit deri ne momentin e arratisjes ai kishte shlyer 10 vjet. Burime informacioni nga Drejtoria e Policise se ketij qarku bene te ditur se Besnik Kreci 30 vjec i cili kishte perfituar leje per te shkuar prane familjes se tij ne fshatin Buz te rrethit te Tepelenes jo vetem qe nuk ka respektuar kohen e rikthimit ne burg por sipas informacioneve ai nuk ndodhet as ne banesen e tij pasi eshte larguar ne nje drejtim te paditur.
Burime nga burgu i Bences thane se leja per te denuarin Besnik Kreci perfundonte te enjten ne mbremje por ai nuk eshte kthyer dhe per kete administrata e burgut ka njoftuar Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve dhe Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres. Mesohet gjithashtu se pas kesaj ngjarjeje qe ze fill dy dite me pare policia e Tepelenes Permetit dhe Gjirokastres jane vene ne levizje duke ngritur postblloqe ne disa pika te rrjetit rrugor dhe sidomos ne disa pika strategjike prane kufirit. Nderkohe qe ne te gjitha pika e kontrollit dhe ne pikat e kalimit kufitar eshte shperndare fotografia e te arratisurit Besnik Kreci. Deri mbremjen e djeshme kane vazhduar operacionet e kontrollit dhe policia ka qene ne kerkim te te arratisurit.
Ky eshte rasti i dyte gjate ketij viti kur te burgosur qe sigurojne leje per te shkuar prane familjeve arrijne te arratisen. Ne tetor u arratis ne Shkoder Admir Tafili i denuar me 16 vjet burg per plagosjen e nje oficeri te larte te policise.