E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra-Milan, mund të bëhet

Së fundi, sulmuesit i ka hapur portën kuqezi edhe drejtori i përgjithshëm i Milanit, Ariedo Braida. Në një prononcim për radion spanjolle RAC1, drejtuesi i klubit nga Milano ka konfirmuar se marrëveshja për transferimin e Ibrës në “San Siro” mund të mbyllet me sukses gjatë kësaj merkatoje.

“E njoh mirë Ibrahimoviçin, është një lojtar i madh. Gjithçka është e mundur, megjithëse nuk varet vetëm nga ne. Varet edhe nga vetë lojtari si dhe nga Barcelona”, pohoi midis të tjerash Braida. Por sipas tij, një problem mund të jetë mbipopullimi i repartit të sulmit: “Milani ka 4-5 sulmues për 2-3 vende të lira. Që të vijë një sulmues, duhet të largohet një tjetër”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›