E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashke 2009, te lire nga frika

Nga Anastasios Janullatos

Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise

Klerit dhe popullit shpresetar Orthodhoks,

Bij te shtrenjte me Zotin,

"Mos kini frike" (Matth. 28:10)

"Mos kini frike", u tha engjelli i Zotit grave miroprurese, te cilat i kishte pushtuar "tmerri dhe habia" para varrit te zbrazur. "Sepse e di se kerkoni Jisuin qe u kryqezua. Nuk eshte ketu, sepse u ngjall, sic pati thene" (Matth. 28:6).

Pas pak, vete Krishti i ngjallur "u tha atyre: Mos kini frike" (Matth. 28:10). E me tej, nxenesve te tij te frikesuar: "Perse jeni te turbulluar? Dhe perse hipin mendime ne zemrat tuaja?" (Lluk. 24:38). Dhe duke u treguar shenjat e kryqezimit ne duar dhe ne kembe, i siguroi me pranine e Tij per ngjarjen e mrekullueshme te Ngjalljes se Tij.

"Mos kini frike!". Mesazhi i Ngjalljes predikon ne menyre diakronike lirine nga cdo gje qe shkakton frike. Fitorja e Krishtit derrmoi zoterimin e fuqive demoniake, vendosi nje ure mbi ndarjen e madhe qe ekzistonte midis Perendise dhe njerezve dhe rivendosi marredheniet midis tyre. Rendesine ontologjike te Kryqit dhe Ngjalljes, na e zbuloi me nje menyre unike apostull Pavli. Jisui u be njeri dhe e pranoi Pesimin "qe te prishe me ane te vdekjes ate qe ka pushtetin e vdekjes, domethene djallin, edhe te shpetoje te gjithe ata, te cilet per friken e vdekjes ishin gjithe jeten e tyre nen skllaveri" (Hebr. 2:14-15). Krishti i ngjallur eshte tashme fillesa e njerezimit te ri, "i parelinduri prej te vdekurve, qe te behet ai i pare ne te gjitha" (Kol. 1:18-22). Me Ngjalljen e Krishtit ka nisur nje forme e re ekzistence per njerezit. Siguria e Ngjalljes, bindja se Atij iu dha "cdo pushtet ne qiell dhe mbi dhè" (Matth. 28:19) i cliroi nxenesit e Tij nga cdo lloj frike dhe ankthi. Dhe i transformoi ne predikues te guximshem dhe burrerore te jetes se re ne Krishtin.

"Mos kini frike!" Ne epoken tone jane shumuar frikerat qe kercenojne jeten tone. Madje, kohet e fundit jane acaruar edhe per shkak te vuajtjeve qe shkakton kriza ekonomike ne tere planetin. Fobi te reja dhe te vjetra qarkojne mendjen tone dhe na e shtrengojne zemren. Brenda kesaj atmosfere te ndere vjen e kremtja e Ngjalljes qe te ftoje cdo besimtar ne nje rrugetim lirie nga frika:

Nga frika e atyre qe jane armiqte tane. Nga frika qe krijon padrejtesia dhe egersia e shoqerise sone. Nga frika e mekatit shumeformesh qe deperton ne qenien tone dhe na e tjeterson. Nga frika e dhimbjes, e varferise, e semundjes, e vetmise, e rreziqeve dhe hidherimeve qe kercenojne jeten tone. Nga frika e problemeve te mprehta te jetes se perditshme. Nga frika e se panjohures, e deshtimit, e pasigurise per te ardhmen. Kulmi i mesazhit te Ngjalljes se Krishtit eshte clirimi nga frika e vdekjes, e vdekjes sone dhe e njerezve tane te aferm, frike qe na e ndrydh jeten. E kremtja e Ngjalljes nuk shpall thjesht nje lajm, por na fton te marrim pjese ne lirine qe na fali Krishti.

***

Kjo liri, sigurisht mbeshtetet ne besimin. Kisha, duke brohoritur ne menyre dhoksologjike "Krishti u ngjall!", nuk kerkon strehe ne argumentime per te imponuar te verteten qe predikon. - Sa jane besimtare! "Te lumur jane te gjithe ata qe besojne...". Mjafton, sigurisht, qe sic na thote apostull Pavli "te qendrojme ne besim te themelosur dhe te patundur, e te mos luajme nga shpresa e Ungjillit" (Kol. 1:23).

Ngjallja e Krishtit e shperben friken, sepse bashkerendohet me nje fuqi te mrekullueshme, te cilen ftohemi ta ndiejme ne nje menyre te vecante gjate kesaj te kremteje te terendritshme: "qe te njohim madhesine e pafund te fuqise se tij (te Perendise), (Efes. 1:19). "Kete fuqi e tregoi te Krishti kur e ngjalli ate prej se vdekurish, dhe e vuri te rrije ne te djathte te tij ne qielloret, permbi cdo autoritet e pushtet e fuqi e zoterim e cdo emer qe te quhet jo vetem ne kete jete, por edhe ne ate qe vjen" (Efes. 20-21).

Kjo liri nga frika, dhurate e Ngjalljes, duhet t'i jape forme pozicionimit te jetes sone, "sepse ju, vellezer, u thirret ne liri". Por duke shtuar nje qartesim ne kete rast: "vetem mos e perdorni lirine per shkak te mishit, po me ane te dashurise, t'i sherbeni njeri-tjetrit" (Gal. 5:13).

Krishti, qe eshte dashuria e personifikuar dhe e misheruar e Perendise, me sakrificen e Tij mbi Kryq dhe fitoren e Ngjalljes shpalli qarte fuqine unikale te dashurise, qe e cliron njeriun nga cdo forme frike. Sa jane te bashkuar me Ate ne besim dhe dashuri, behen te denje te jetojne te verteten qe zbulon Ungjillori Joan: "Frike nuk ka ne dashuri, por dashuria e persosur e nxjerr jashte friken, sepse frika ka mundim (permban ndeshkim), dhe ai qe ka frike, nuk eshte i persosur ne dashuri" (1 Jn. 4:18).

Vellezerit e mi, le te gezojme pra, ne menyre te vecante gjate ketyre diteve te Pashkes, lirine nga cdo lloj forme frike, duke e thelluar besimin dhe dashurine tone per Ate qe mundi vdekjen, Zotin e jetes sone. Per me teper, le t'ua bejme te ditur edhe vellezerve tane te frikesuar se "Krishti u ngjall!".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›