E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alexandra Stan dhunohet nga i dashuri

RUMANI - Këngëtarja rumune Alexandra Stan, e bërë e famshme me hitin “Mr Saxobeat”, është dhunuar barbarisht nga i dashuri Marcel Prodan, i cili është njëkohësisht edhe menaxherit të saj.

Fillimisht këngëtarja 29-vjeçare u dërgua në spital, prej ku njoftoi përmes rrjetit social “Facebook”, se kishte pësuar një aksident. Por pasi mori mjekimin e nevojshëm këngëtarja rumune iu drejtua policisë, për të denoncuar të dashurin e saj për dhunë fizike.

Alexandra Stan ka pohuar se prej rreth një viti është dhunuar shpesh nga i dashuri, për shkak të problemeve ekonomike me të cilat çifti ishte përballur së kohët e fundit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›